3 banesa, një tokë 350 mijë euro: Kjo është pasuria e ministrit të Kurtit, Goran Rakiq

Goran Rakiq sërish do të jetë ministër në Qeverinë e Kosovës, dhe kësaj here do t’i shërbejë edhe kryeministrit Albin Kurti krahas presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Por, cila është pasuria e politikanit të Listës Srpska? Në deklarimin e pasurisë në AKK, z.Rakiq në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme ka deklaruar tri banesa. Njëra 58 metra […]
Në deklarimin e pasurisë në AKK, z.Rakiq në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme ka deklaruar tri banesa.
Njëra 58 metra katrorë kushton 30 mijë euro, tjetra me 75 metra katrorë kushton 40 mijë euro dhe e fundit me vetëm 38 metra katrorë kushton 25 mijë euro, shkruan Periskopi.
Ai ka edhe një tokë që vlen 350 mijë euro.
Rakiqi e vozit një veturë Grand Cherokee që vlen 10 mijë euro. /Periskopi












