200 raste me koronavirus në shkollat e Prishtinës

200 raste me koronavirus në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë Shpresa Shala, ka folur për situatën me pandeminë me të cilën po përballen nxënësit dhe mësimdhënësit në kryeqytet. Shala në Info Magazinë në Klan Kosova tha se në shkollat e Prishtinës paraqiten çdo ditë 20 deri në 25 raste të reja me COVID-19. “Është e vërtetë që […]

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë Shpresa Shala, ka folur për situatën me pandeminë me të cilën po përballen nxënësit dhe mësimdhënësit në kryeqytet.

Shala në Info Magazinë në Klan Kosova tha se në shkollat e Prishtinës paraqiten çdo ditë 20 deri në 25 raste të reja me COVID-19.

“Është e vërtetë që ditëve të fundit kemi pasur kemi pasur ngritje të rasteve. Domethënë brenda një dite ndodh të i kemi 20 deri në 25 raste të reja që i marrin rezultatet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”.

Ajo theksoi se aktualisht dy shkolla po vijojnë mësimin në formën online.

“Për momentin kemi dy shkolla me skenarin C të mësimit. Bëhet fjalë për shkollën “Meto Bajraktari”, të cilët nga klasa e parë e deri tek klasa e nëntë, janë komplet me skenar C të mësimit online, kurse shkolla “Iliria” është nga klasa e parë e deri tek klasa e pestë”.

E para e arsimit në kryeqytet tha se numri i rasteve të konfirmuara deri më tani në Prishtinë është 200.

“Kjo nuk i përjashton as shkollat e tjera, sepse ka klasa që kanë kaluar në skenarin C të mësimit. Nëse një nxënës del pozitiv atëherë komplet ai grup i klasës shkon në mësim online. Është vështirësuar puna dhe vijueshmëria e rregullt”.

“Deri sot është rreth 200 raste. Këtu përfshihen nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave që i kemi të raportuar nga IKSHPK. Por, ka edhe plot raste që nuk raportohen. Nxënësit mungojnë në shkollë por nuk testohen”.

Shpresa Shala deklaroi se mësimi online për kah aspekti i humbjes së mësimit do të jetë dëm i madh, pasi që sipas saj nuk është njëjtë sikur mësimi që mbahet në shkolla.

“Përderisa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i ka shënimet për të gjithë Kosovën ashtu edhe për Prishtinën, ne jemi joprofesionistë që të kundërshtojmë rekomandimet e tyre. Por, për nga aspekti i humbjes së mësimit do të jetë një dëm i madh. Sepse nuk është njëjtë sikur mësimi online, sikur mësimi që mbahet në shkollë. Por, njëherë ne prioritet e kemi shëndetin e nxënësve dhe të punësuarve në arsim”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?