10 persona në paraburgim: Akuzohen për organizim të skemave piramidale

10 persona në paraburgim: Akuzohen për organizim të skemave piramidale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurve S.F., A.P., S.S., L.P., F.H., G.K., F.S., J.GJ., F.K., RR.M., për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Ndërsa të pandehurit F.S., S.F. dhe F.H. secili veç e […]

Ndërsa të pandehurit F.S., S.F. dhe F.H. secili veç e veç kanë kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Të pandehurve S.F., A.P., S.S., L.P., F.H., G.K., F.S., J.GJ., dhe F.K., gjykata ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, e që paraburgimi iu llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 24.03.2021 e deri me datë 23.04.2021.

Ndërsa kundër të pandehurës RR.M., i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaji, e cila masë do t’i llogaritet duke filluar që nga data 24.03.2021, e deri me datë 23.04.2021.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit dhe e arrestit shtëpiak janë masa adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të të arratisen dhe ti shmangen thirrjeve të Gjykatës dhe Prokurorisë, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Po ashtu po të gjenden të pandehurit në liri, të njëjtit mund të fshehin, ndryshojnë apo të falsifikojnë provat duke ndikuar në bashkëkryerësit dhe në dëshmitarët e mundshëm si dhe të njëjtit mund të ndikojnë në dëmtimin, zhdukjen dhe asgjësimin e provave konkrete.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?