1 vit pandemi në Kosovë: Këto janë shifrat e frikshme

Dje, më 13 mars, është shënuar 1 vjetori i rasteve të para me Covid-19 në Kosovë. Jemi mësuar t’i shohim raportet 24-orëshe të pandemisë, por cili është raporti vjetor? Kosova ka pasur deri tash të paktën dy valë të forta të infeksioneve me Covid-19. Në disa raste, gjendja nëpër spitale ishte mjaft kritike me kapacitetet […]
Kosova ka pasur deri tash të paktën dy valë të forta të infeksioneve me Covid-19.
Në disa raste, gjendja nëpër spitale ishte mjaft kritike me kapacitetet që rrezikonin të shtereshin krejtësisht.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Kosova ka pasur 76 mijë e 688 raste pozitive me virus përgjatë 24 orëve të fundit, derisa të dyshimtë janë cilësuar plot 351 mijë e 535 persona.
Nga këto të dhëna, del se në Kosovë janë shënuar mesatarisht 210 raste pozitive me Covid-19 për çdo ditë.
Numri më i madh i rasteve është shënuar në Prishtinë, gati për çdo ditë gjatë këtij viti, shkruan Periskopi.
Numri i rasteve të vdekjeve që ka shkaktuar virusi është po ashtu shqetësues. 1696 persona kanë humbur jetën pas infektimit me Sars-CoV-2.
Kjo nënkupton se kemi pasur 4,6 raste të vdekjeve për çdo ditë si rezultat i pandemisë. /Periskopi












