Zyrtari i PDK’së e quan kafshë politike asamblistin e VV’së: Përgjigjen drenicasit do t’ia japin me votë

Zyrtari i PDK-së, Ilir Gashi, e ka quajtur asamblistin e Vetëvendosjes, Egzon Azemin, shtazë politike që ujitë rrënjët me gjakun e dëshmorëve të Drenicës dhe Kosovës. Ai ka publikuar një shkrim të Azimit, i cili kishte thënë “Pas qetnikve në Mitrovicë edhe disa mercenar në Drenicë po brohorasin kundër Kryeministrit të ardhshëm. Të gjitha këta […]
Ai ka publikuar një shkrim të Azimit, i cili kishte thënë “Pas qetnikve në Mitrovicë edhe disa mercenar në Drenicë po brohorasin kundër Kryeministrit të ardhshëm. Të gjitha këta bashkë në Kosovë janë fare pak. Në Serbi sigurisht janë më shumë”.
Ndërsa, përmes një postimi në rrjetin e tij social, Gashi ka thënë se këtë soj të kafshës e gjen vetëm në familjen politike të Albin Kurtit.
“Këtë soj-kafshe politike, e gjeni vetëm në familjen politike të Albin Kurtit. Ky soj i krahason rrënjët e lirisë si mercenarë, i krahason familjarët e dëshmorëve dhe veteranët e luftës çetnik!”, ka shkruar ai.
Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Ky është një shtazë politike që ujitë rrënjet e tijë me gjakun e dëshmorëve të drenicë e gjithë Kosovës!
Këtë soj-kafshepolitike, e gjëni vetëm në familjën politike të Albin Kurtit!
Ky soj i krahason rrënjet e lirisë si mercenarë, i krahason familiarët e dëshmorëve dhe veteranët e luftës çetnik!
Kjo kafshë politika paska shkuar më largë se Lulja e Kralevës!
Por përgjigjën drenicasit do të i japin me votë kundër ideologjisë fashiste të Albin Kurtit dhe ndermarrjes se tij kriminale, qe synon të kthej Serbin në Drenicë!












