Zyrtari i LDK-së ironizon me Vjosa Osmanin: Po pensionohet politikisht në “lule” të rinisë

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili njëherit është shef i kabinetit të ministrit Agim Veliu ka ironizuar me Vjosa Osmanin dhe faktin se ajo po garon në një listë me VV-në në zgjedhjet e 14 shkurtit. Me anë të një postimi në Facebook, Gecaj ka thënë se Vjosa Osmani me këtë veprim është pensionuar […]
Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili njëherit është shef i kabinetit të ministrit Agim Veliu ka ironizuar me Vjosa Osmanin dhe faktin se ajo po garon në një listë me VV-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Me anë të një postimi në Facebook, Gecaj ka thënë se Vjosa Osmani me këtë veprim është pensionuar politikisht, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, Osmani më 14 shkurt do të pensionohet në “lulen” e saj të rinisë.
“Nëse ndodhë pensionimi në pleqëri është në kuadër të rrjedhës normale të gjërave, por çfarë me i thënë fenomenit të pensionimit politik të Vjosës në “lulen” e saj të rinisë (me 14 shkurt)”, ka shkruar ai.












