Xhafer Tahirit të LDK-së s’i bën për mbi-popullimin e planetit: Bëhet baba i fëmijës së katërt me radhë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se është bërë prind për herë të katërt. Tahiri ka shkruar në Facebook se sot familja e tij është shtuar me një djalë, pasi më herët i kishin lindur tri vajza. Nuk dihet se si i ka përcaktuar gjininë z.Tahiri fëmijës së tij. Ai ka bërë […]
Tahiri ka shkruar në Facebook se sot familja e tij është shtuar me një djalë, pasi më herët i kishin lindur tri vajza. Nuk dihet se si i ka përcaktuar gjininë z.Tahiri fëmijës së tij.
Ai ka bërë të ditur se djalin e kanë pagëzuar me emrin Maltin.
“Maltin Xhafer Tahiri, sot erdhi në mesin tonë! Igi dhe bebi janë mirë falë Zotit, e Melosa, Jara e Dua janë fort të lumtura për vëllaun!”, ka shkruar Tahiri.
Shumë aktivistë kundër krizës klimatike kanë avokuar për kohë të gjatë kundër mbi-popullimit të planetit tokë.
Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë është edhe se familjet mbi-popullohen për shkak të kërkimit të një fëmije të seksit djalë.












