Vrasja e Shkëlzen Kastratit, dyshohet se dy nga të kërkuarit ikën në Kosovë

4 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 Shkurt në Fier, janë kujdesur që të largohen menjëherë nga Shqipëria, duke u shpëtuar arrestimeve. Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland Cara janë larguar nga vendi të ndarë nga njëri-tjetri. Duke iu referuar të dhënave të sistemit TIMS rezulton se […]
Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland Cara janë larguar nga vendi të ndarë nga njëri-tjetri. Duke iu referuar të dhënave të sistemit TIMS rezulton se 2 nga 4 të kërkuarit janë larguar drejt Kosovës dhe më pas drejt një shteti të BE-së.
Në orare të ndryshme, ata janë kujdesur që të mos qëndrojnë së bashku teksa largoheshin nga Shqipëria. Gjithashtu në momentin kur policia gjeti makinën me te cilën autorët u larguan nga Fieri drejt Fushë Krujës, 4 të rinjtë janë siguruar që të fshihen, pasi nuk rezulton më asnjë gjurmë e tyre, shkruan tvKlan.
Sipas policisë Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland Cara po hetohen si vrasës me pagesë dhe porosia është bërë nga persona të tjerë, të cilët janë ende mister.
Shkëlzen Kastrati u qëllua me kallashnikov silenciator mëngjesin e 1 Shkurtit dhe gjeti vdekjen në vend. Autorët dogjën makinën Range Rover në dalje të Fierit dhe më pas u larguan me një tjetër mjet në Fushë Krujë.
Pikërisht kjo makinë e dytë zbardhi edhe emrat e vrasësve të dyshuar për shkak të gjurmëve që u gjetën aty.












