Vota e diasporës nuk garanton përfaqësimin e tyre në Kuvend

Vota e diasporës nuk garanton përfaqësimin e tyre në Kuvend

Të paktën pesë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës u janë premtuar përfaqësuesve të diasporës që nga viti 2011, kur Kosova kishte krijuar Ministrinë e Diasporës. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani. Kjo përfshirje e diasporës në kuvend kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës, ndryshime të cilat nuk janë […]

Të paktën pesë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës u janë premtuar përfaqësuesve të diasporës që nga viti 2011, kur Kosova kishte krijuar Ministrinë e Diasporës. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.

Kjo përfshirje e diasporës në kuvend kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës, ndryshime të cilat nuk janë iniciuar asnjëherë nga partitë politike të përfaqësuara në kuvend.

Kushtetuta e Kosovës mund të ndryshohet vetëm me anë të votimit të dyfishtë, që nënkupton vota e dy të tretave të numrit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si tërësi dhe votat e dy të tretave të deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej tyre 20 ulëse janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përkatësisht dhjetë për komunitetin serb dhe po aq për komunitet tjera joshumicë.

Vota e diasporës

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit sollën në Kosovë një numër rekord të qytetarëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës për të votuar.

Numri i saktë i votave me postë është në verifikim e sipër, por në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, brenda afatit ligjor, që ishte deri më 12 shkurt 2021, kanë arritur numër rekord prej 43.447 pako me fletëvotime nga jashtë, e të cilat mund të përmbajnë më shumë se një votë.

Në Kosovë, rrallë herë kandidatë për deputetë, të cilët vinin nga diaspora, kanë arritur të fitojnë mandat.

Qibrije Hoxha është një nga ish-deputetet e Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e dytë, e cila kishte përfaqësuar diasporën. Ajo kishte ardhur nga Suedia dhe në zgjedhjet parlamentare të 2004-ës ajo kishte arritur të bëhet deputete.

Hoxha e konsideron të nevojshme që Kuvendi i Kosovës t’i nisë procedurat për ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që diaspora t’i ketë ulëset e garantuara në kuvend.

“Përndryshe, sistemi ynë zgjedhor është i tillë që mund ta lë jashtë përfaqësimit mërgatën tonë aq të madhe, e cila pavarësisht lënies anash nga institucionet e Kosovës, kurrë nuk e ndali kontributin e saj për Kosovën, qoftë edhe finaciarisht. Prandaj, konsideroj se pa ndryshime kushtetuese nuk do të mund të kemi përfaqësim real të trurit të mërgatës tonë për zhvillimin dhe demokratizimin aq të nevojshëm të Kosovës në të gjitha sferat e jetës”, thotë Hoxha për REL.

Hoxha konsideron se qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës mund të japin kontribut të madh në zhvillimin e Kosovës.

“Mërgata më e vjetër dhe ajo më re e Kosovës, është e arsimuar në institucione prestigjioze arsimore, kanë krijuar përvoja të jashtëzakonshme, të mira nga shtetet me demokraci të konsoliduara, për ta çuar Kosovën para, në veçanti për të punuar në demokratizimin e vendit. Mërgata ka dijen, kapacitete dhe vullnet që të ndihmojë, por për fat të keq nuk i është dhënë rasti”, thotë Hoxha.

Përfaqësimi i diasporës i ulët

Organizata joqeveritare ‘Germin’, që merret me organizmin e diasporës për vite, ka avokuar që përfaqësuesve të diasporës t’ju garantohen ulëse në kuvend. Lirim Krasniqi, hulumtues dhe analist i politikave në ‘Germin’, tha për Radion Evropa e Lirë, se te partitë politike nuk ka pasur interesim për të adresuar këtë çështje.

Megjithatë, ai thotë se ndonëse ulëset e garantuara kërkojnë ndryshime kushtetuese, janë disa çështje të tjera që mund të rregullohen vetëm me vullnet politik.

“Deri më tani, përfaqësimi i interesave të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë, në institucionet vendimmarrëse në Kosovë nuk është i kënaqshëm. Janë disa çështje, të cilat presin zgjidhje të menjëhershme si: lehtësimi i procedurave të votimit nga jashtë; zgjidhja e problemit ë policave kufitare të sigurimit (kartoni i gjelbër); qendrat kulturore dhe përmirësimi i mësimit plotësues në diasporë; rritja e bashkëpunimit ekonomik përtej remitancave”, thotë Krasniqi.

Bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, llogaritet të jenë deri në 800 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Numri më i madh i tyre jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra, Franca e kështu me radhë.

Përfaqësimi i diasporës në institucionet e vendit ishte vlerësuar i domosdoshëm marrë parasysh edhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kosova është njëri nga vendet me nivelin më të lartë të pranimit të remitencave. Vetëm vitin e kaluar, vlera e remitencave ishte afër 900 milionë euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?