Vjet u importuan barna në vlerë rreth 90 milionë euro

Vjet u importuan barna në vlerë rreth 90 milionë euro

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë hapur 57 barnatore farmaceutike. Ndërkohë, pesë prej tyre janë mbyllur gjatë kësaj periudhe. Gjatë vitit pandemik, në Kosovë ka pasur rritje të importit të barnave farmaceutike dhe produkteve dezinfektuese. Rreth 90 milionë euro ka qenë vlera e importit të barnave medicinale gjatë vitit 2020. Importi i këtyre […]

Gjatë vitit pandemik, në Kosovë ka pasur rritje të importit të barnave farmaceutike dhe produkteve dezinfektuese. Rreth 90 milionë euro ka qenë vlera e importit të barnave medicinale gjatë vitit 2020.

Importi i këtyre produkteve ka shënuar rritje në krahasim me vitin 2019, e që rritje të importit ka pasur edhe për produkte dezinfektuese.

Viti 2020, i njohur edhe si viti pandemik ka shtuar konsumin e barnave, ndërkohë që ka pasur edhe shumë hapje të barnatoreve të reja farmaceutike.

Arsyeja kryesore e kësaj rritjeje lidhet me situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, ku përhapja masive e virusit që nga marsi i vitit të kaluar, e që po vijon, ka nxitur përdorimin e më shumë barnave.

Zyra për Informim e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në një përgjigje për KP, tregon se sa barnatore janë hapur që nga fillimi i përhapjes së pandemisë në Kosovë. Por, në të njëjtën përgjigje, pavarësisht interesimit, nuk është treguar edhe sa kompani farmaceutike janë hapur gjatë kësaj periudhe.

“Prej marsit 2020 deri më tani janë hapur 57 barnatore farmaceutike. Në të njëjtën kohë janë shuar 5 barnatore farmaceutike”, thuhet në këtë përgjigje.

KP ka dërguar pyetje edhe në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Të njëjtit për disa javë rresht, nuk kanë kthyer përgjigje.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se gjatë vitit 2020 ka pasur një rritje të importit të këtyre produkteve medicinale, por jo edhe në fillim të pandemisë.

“Ne kemi arritur, është importuar nga Kosova rreth 1.1 milion euro vlerë të produkteve dezinfektuese. Kemi pasur rreth 3 milionë euro të dorezave medicinale, gjithashtu maskat kanë kaluar mbi 3 milionë euro vlerë të importit vjetor. Që nuk ka qenë në krahasim me vitet e kaluara. Normalisht që ka edhe import viteve të kaluara, por nuk kanë qenë në këto sasi”, thotë Stavileci.

Rritje të importit ka pasur edhe për produkte të tjera farmaceutike, në veçanti barnat. Stavileci tregon se gjatë vitit 2020, ka pasur rritje për 16 milionë euro, krahasuar me vitin paraprak.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se trendi i importit të këtyre produkteve ka vijuar edhe në këtë fillim vit, por thekson se ka pasur ulje të lehtë të importit të dezinfektuesve, maskave dhe dorezave.

Kërkesa më e lartë për konsum ka qenë për antibiotikë, edhe për vitamina. Krahas vitaminës C, kërkesë të lartë ka edhe për vitaminën D të rekomanduara për personat e infektuar me Covid-19.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?