Viti 2020 me më pak raste të diagnostikuar me kancer

Viti 2020 me më pak raste të diagnostikuar me kancer

Arnisa Osmani, është e mbijetuar e kancerit të gjirit. Në Ditën botërore kundër kancerit, ajo ka treguar për dëshirën e madhe për jetën, çka, sipas saj, e ka ndihmuar për ta fituar betejën me këtë sëmundje. “Gjëja më e lehtë në jetë është dorëzimi. Personi që e kupton se është prekur me kancer, duhet të […]

Arnisa Osmani, është e mbijetuar e kancerit të gjirit. Në Ditën botërore kundër kancerit, ajo ka treguar për dëshirën e madhe për jetën, çka, sipas saj, e ka ndihmuar për ta fituar betejën me këtë sëmundje.

“Gjëja më e lehtë në jetë është dorëzimi. Personi që e kupton se është prekur me kancer, duhet të luftojë,  të jetë pozitiv dhe të ketë vullnet në jetë. Kjo vlen për të gjithë personat që tashmë janë diagnostikuar me kancer.Duaje jetën ashtu siç e kam dashur dhe e dua. Beteja është e vështirë. Por, ne duhet të luftojmë që ta fitojmë betejën’’,tha Osmani.

Arben Bislimi, onkolog njëherësh kryetar i shoqatës së onkologëve të Kosovës,  tha se një e treta e sëmundjes së kancerit, mund të parandalohet nëse zbulohet me kohë. Ndërkohë që shtoi se kanceri konsiderohet si sëmundja e dytë vdekjeprurëse në mbarë botën.

’Në botë rreth 10 milion njerëz në vit vdesin nga sëmundjet malinje, duke qenë sëmundja e dytë vdekjeprurëse. Por përderisa së paku një e treta e kancerit mund të parandalohet përmes detektimit të hershëm, shmangies së faktorëve të riskut dhe përmes identifikimit të shkaktarëve eventual atëherë gjithmonë arsyet për të vepruar ekzistojnë, tha Bislimi.

Mjekimi i sëmundjeve malinje bëhet në tri hallka, në mënyrë kirurgjikale, përmes mjekimit onkologjik medikamentoz dhe mjekimit me rreze. Që të tri format bëhen edhe në Kosovë, thanë profesionistë shëndetësorë.

Në Kosovë në vitin 2019 kanë qenë 1567 raste të  reja më kancer, derisa viti 2020 është përmbyllur me 1370 raste të reja, cka tregon se ka pasur një rënie të lehtë të rasteve të diagnostikuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?