Visar Ymeri pas zhvillimeve te serbët e Kosovës: “Sulm ndaj demokracisë, lirisë por edhe Republikës”

Visar Ymeri pas zhvillimeve te serbët e Kosovës: “Sulm ndaj demokracisë, lirisë por edhe Republikës”

Analisti Visar Ymeri ka bërë një reagim me anë të Facebook-ut pas zhvillimeve të fundit politike që kanë në fokus komunitetin serb. Është rasti i ndërhyrjes në vullnetin e qytetarëve romë dhe boshnjakë dhe ai i rrahjes së birit të politikanit Nenad Rashiq që ka provokuar reagimin e ish kryetarit të VV-së, Visar Ymerit. Ai […]

Është rasti i ndërhyrjes në vullnetin e qytetarëve romë dhe boshnjakë dhe ai i rrahjes së birit të politikanit Nenad Rashiq që ka provokuar reagimin e ish kryetarit të VV-së, Visar Ymerit.

Ai e ka quajtur sulmin ndaj djalit të Rashiqit si “sulm ndaj demokracisë, lirisë, por edhe ndaj Republikës.”

“Ky sulm nuk mund të ndahet nga ndërhyrja flagrante të pushtetit të Serbisë (nëpërmjet Listës Serbe) në vullnetin politik të komunitetit boshnjak dhe atij rom të Kosovës, duke e “bartur” përfaqësimin e tyre në vendet e rezervuara në Kuvendin e Republikës, sipas nevojave të Vuçiqit dhe Beogradit zyrtar. Ky shtrembërim i vullnetit politik rrezikon përfaqësimin autentik të këtyre komuniteteve, që është shkelje flagrante e të drejtave të tyre njerëzore dhe qytetare.” – ka shkruar z.Ymeri, përcjell Periskopi.

Reagimi i plotë:

SULMI NDAJ DJALIT TË NENAD RASHIQIT DHE SHTREMBËRIMI I VULLNETIT ZGJEDHOR TË BOSHNJAKËVE DHE ROMËVE JANË PJESË E PANDASHME E NDËRHYRJEVE TË PUSHTETIT TË SERBISË

Sulmi i djeshëm ndaj djalit të Nenad Rashiqit, ish-ministër dhe ish-deputet i Republikës së Kosovës, është sulm ndaj demokracisë, lirisë, por edhe ndaj Republikës. Si i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Organet e rendit duhet ta zbardhin këtë sulm me prioritet dhe fajtorët të gjykohen e dënohen.

Nuk është hera e parë që politikanët serbë të Kosovës janë viktimë e vrasjeve dhe dhunës politike, vetëm sepse kundërshtojnë homogjenizimin dhe instrumentalizimin e serbëve të Kosovës për interesat e pushtetit në Beograd (në vete autoritar dhe antipluralist).

Ky sulm nuk mund të ndahet nga ndërhyrja flagrante të pushtetit të Serbisë (nëpërmjet Listës Serbe) në vullnetin politik të komunitetit boshnjak dhe atij rom të Kosovës, duke e “bartur” përfaqësimin e tyre në vendet e rezervuara në Kuvendin e Republikës, sipas nevojave të Vuçiqit dhe Beogradit zyrtar. Ky shtrembërim i vullnetit politik rrezikon përfaqësimin autentik të këtyre komuniteteve, që është shkelje flagrante e të drejtave të tyre njerëzore dhe qytetare.

Në rrethana të tilla, institucionet nuk mund të mos veprojnë, duke mos mbrojtur kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend. Të dyja po shkelen brutalisht këto ditë nga pushteti i Serbisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?