Vdekje e dyshimtë e foshnjës në QMF-në e Fushë Kosovës

Një foshnje e gjinisë mashkullore ka vdekur gjatë të premtes në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresje të Fushë Kosovës. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me mjekun kujdestar, i cili e ka konfirmuar se trupi i foshnjës është pa shenja jete […]
Një foshnje e gjinisë mashkullore ka vdekur gjatë të premtes në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresje të Fushë Kosovës.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me mjekun kujdestar, i cili e ka konfirmuar se trupi i foshnjës është pa shenja jete dhe se nuk ka shenja të dukshme të dhunës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion, transmeton Klan Kosova. Po ashtu në raport të policisë kjo konsiderohet si vdekje e dyshimtë.












