U fajësua për gjenocid: Holanda iu jep 5 mijë euro shpërblim ushtarëve të saj që ishin në Srebrenicë

U fajësua për gjenocid: Holanda iu jep 5 mijë euro shpërblim ushtarëve të saj që ishin në Srebrenicë

Të mërkurën (10 shkurt) qeveria holandeze njoftoi se do të paguajë me nga 5,000 euro, të gjithë veteranët e ushtrisë që kanë shërbyer në kuadër të misionit paqëruajtës të Kombeve të Bashkuara në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës. Pagesa do të bëhet, për siç është thënë “shërbimin e tyre në kushte të tmerrshme”. Më 1995 […]

Të mërkurën (10 shkurt) qeveria holandeze njoftoi se do të paguajë me nga 5,000 euro, të gjithë veteranët e ushtrisë që kanë shërbyer në kuadër të misionit paqëruajtës të Kombeve të Bashkuara në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Pagesa do të bëhet, për siç është thënë “shërbimin e tyre në kushte të tmerrshme”.

Më 1995 misioni i Kombeve të Bashkuara nuk arriti të parandalonte gjenocidin ndaj myslimanëve të Bosnjës, raporton AP. Holanda ka pasur në Bosnje rreth 850 ushtarë.

Trupat holandeze kanë qenë të pranishëm në Srebrenicë kur luftëtarët serbë të Bosnjës të armatosur rëndë dhe të udhëhequr nga gjenerali, Ratko Mlladiç hynë në qytet dhe vranë e masakruan më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë. Mlladiq është dënuar për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi në Hagë.

Prej kohësh, Holanda është ballafaquar me pasojat e kësaj ngjarjeje. Qeveria e ish-kryeministrit Wim Kok dha dorëheqjen më 2002 pasi autoritetet holandeze kritikuan ashpër dërgimin e trupave në zonën e rrezikut pa armë dhe autoritet të duhur për të mbrojtur rreth 30.000 refugjatëve që u larguan në një bazë holandeze në Bosnjën Lindore.

Më 2019, Gjykata e Lartë e Holandës vendosi që Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e rreth 350 myslimanëve që u vranë nga forcat serbe të Bosnjës.

Në anën tjetër, Kombet e Bashkuara janë kritikuar që nuk miratuan sulmet ajrore për të mbështetur trupat holandeze në terren. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?