Trump do të shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024

Në ditën e fundit të muajit shkurt, Donald Trump pritet të paraqesë vizionin për të ardhmen e Partisë Republikane dhe vendimin mbi kandidaturën rreth zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Ai do ta bëjë këtë gjatë fjalimit në ditën e fundit të Konferencës së veprimit politik konservator, e cila do të mbahet nga 25 deri më 28 […]
Ai do ta bëjë këtë gjatë fjalimit në ditën e fundit të Konferencës së veprimit politik konservator, e cila do të mbahet nga 25 deri më 28 shkurt.
Trump do të paraqitet në atë konferencë si kandidati më i mundshëm presidencial nga radhët e republikanëve në zgjedhjet e vitit 2024, raporton the guardian.
Ndërkohë, ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan, Jason Miller deklaroi se Trump vetë është partia republikane dhe se kur dikush e sulmon atë, është një sulm ndaj republikanëve.
“Ne kemi parë Presidentin Trump të sjellë një numër rekord të votuesve afrikano-amerikanë dhe Amerikës Latine në Partinë Republikane, më shumë sesa kemi parë në historinë moderne të partisë. Ne duhet t’i mbajmë ata votues”, tha ish-këshilltari.












