Trajkoviq i drejtohet Vuçiqit për rastin e Rashiqit: Me këto metoda po i arrinë fitoret Lista juaj serbe

Kandidatja për deputete nga IQ “Za slobodu pravdu i opstanak” (Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Rada Trajkoviq, ka reaguar lidhur me rastin e rrahjes së djalit të politikanit serb Nenad Rashiq. Përmes një shkrimi në Twitter, Trajkoviq ka akuzuar Listën Serbe dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për incidentin e sotëm në Llapnasellë. “Djali i Nenad […]
Përmes një shkrimi në Twitter, Trajkoviq ka akuzuar Listën Serbe dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për incidentin e sotëm në Llapnasellë.
“Djali i Nenad Rashiqit, politikanit opozitar serb nga Kosova, brutalisht është rrahur pranë shkollës në Llapnasellë. President Vuçiq shiheni se me çfarë metodash Lista juaj serbe arrinë ‘fitoret’ e saj me 95%”, ka shkruar Trajkoviq.












