Tahiri: Këso lloj çantash me para kanë ndodhur edhe shumë herë më përpara në Ministrinë e Bujqësisë

Tahiri: Këso lloj çantash me para kanë ndodhur edhe shumë herë më përpara në Ministrinë e Bujqësisë

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka përshëndetur aksionin e sotëm të zhvilluar në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, duke thënë se paraja publike është vjedhur me çanta. Tahiri tha se këso çanta si këto që u sekuestruan sot nga Policia e Kosovës ka pasur edhe shumë herë. Ai thotë se […]

Tahiri tha se këso çanta si këto që u sekuestruan sot nga Policia e Kosovës ka pasur edhe shumë herë. Ai thotë se që nga viti 2012 korrupsioni në Ministrinë e Bujqësisë është në piedestalin më të lartë.

“Ne këtë aksion e mirëpresim për shkak se që moti e kemi qenë dëshmitarë të keqpërdorimeve të mjeteve të buxhetit të Kosovës dhe vjedhjes së parasë publike siç e pamë edhe sot, që po vidhet me çanta, plot çanta para. Aso lloj çantash kanë ndodhur edhe shumë herë më përpara, prej vitit 2010 korrupsioni në Ministrinë e Bujqësisë është në piedestalin më të lartë”, tha Tahiri.

“Ne kemi tentuar që të bashkëpunojmë me ministrinë e bujqësisë, kemi parë se ka keqpërdorime, tek subvencionet dhe grantet. Kemi gjetur shumë toka të papunuara dhe të aplikuara për subvencione. Ata persona kanë marr para pa i mbjellë parcelat fare. Një pjesë e madhe e tyre ka 10-15 vite që ato toka nuk punohen, ndërsa subvencionet merren”, shtoi ai.

Tutje ai tha se prej ministrave më pak bashkëpunues kanë qenë Memli Krasniqi, Nenad Rikallo e Besian Mustafa.

“Kemi ofruar bashkëpunim me ministrinë, por ata nuk kanë pranuar. Më pak bashkëpunues prej ministrave ka qenë Memli Krasniqi, Nenad Rikallo dhe Besian Mustafa. I kemi vërtetuar e zbuluar se kemi shumë bujq që na janë lajmëruar për keqpërdorime, për kërkesë të mitos, për mosdhënie të grantit për shkak të mosdhënies së mitos, ose nuk ka qenë militant i partisë në pushtet. Shumë bujq janë ndëshkuar pse kanë dal në protesta dhe i kanë vendosur në listën e zezë për 3-4 vjet dhe s’kanë mundur të marrin as grant e as subvencion”, tha Tahiri për Klan Kosova.

Ai theksoi se kanë bërë padi para 10 vjetëve për keqpërdorim por sipas tij policia nuk i ka pranuar argumentet e tyre.

“Ne kemi bërë edhe padi për një keqpërdorim jashtëzakonisht të madh para 10 vjetëve. Kemi me qindra raste të fermerëve që kanë falimentuar për shkak të ndëshkimeve të ministrisë. Kur kemi shkuar në polici për krime ekonomike dhe kërkuar të fillohen procedurat e hetimit, ata nuk i kanë pranuar argumentet tona edhe pse i kemi shkuar me fakte të plota. Aty e kam parë që çdo pore e shtetit tonë është e kapur prej politikës. Për këtë shkak zëri jonë nuk ka arritur të dëgjohet dhe ankesat kanë shkuar në vesh të shurdhër të qeverive që kanë ekzistuar deri më tani. E kam një shpresë të vogël te qeveria në ardhje dhe mendoj se ky rast nuk do të fshihet si raste të tjera”, tha ai.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit