“Ta shuajmë zjarrin me gjithë gaca” – I papërsëritshmi Naser Ramadani vjen me një shembull të mençur

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, z.Naser Ramadani, i cili shquhet për gjuhën interesante edhe në komunikatat e këtij Instituti por edhe për deklaratat publike, së fundmi po ashtu ka bërë një krahasim interesant të pandemisë. Duke tentuar të krahasojë situatën e pandemisë më punën e zjarrfikësve, Ramadani tha se ‘jemi të interesuar që të […]
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, z.Naser Ramadani, i cili shquhet për gjuhën interesante edhe në komunikatat e këtij Instituti por edhe për deklaratat publike, së fundmi po ashtu ka bërë një krahasim interesant të pandemisë.
Duke tentuar të krahasojë situatën e pandemisë më punën e zjarrfikësve, Ramadani tha se ‘jemi të interesuar që të mos e shuajmë veç zjarrin por edhe gacat”.
“Problem i uljes së rasteve në zero, konsiston në angazhimin e të gjithve. Nuk mund të themi se mund ta ulim numrin e rasteve në zero, pa u angazhuar të gjithë. Një krahasim simbolik me zjarrfikjen, zjarrfikësit shkojnë për ta shuar zjarrin, deri në fund, duke shuar jo vetëm flakën por edhe gacat. Asnjë zjarrfikës nuk e keni pa duke shkuar për ta shuar zjarrin e të thonë mos u mërzitni për gacat, le t’rrinë qashtu. Pra ne jemi të interesuar ta shuajmë jo vetëm zjarrin por edhe gacat”, ka thënë Ramadani./Periskopi/












