Syla: Albin Kurtit nuk ja len shej kjo hajni 400 mijë, i keni votuar, provoni tash e nginu

Syla: Albin Kurtit nuk ja len shej kjo hajni 400 mijë, i keni votuar, provoni tash e nginu

Pas aksioni të sotëm të Policisë së Kosovës ku u arrestuan 12 persona, dhe u konfiskuan rreth 400 mijë euro,  ka reaguar gazetari Valon Syla. Syla përmes një postimi në Facebook ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje nuk janë asgjë 400 mijë euro. “Nuk ja len shej kjo hajni 400 mijë, Albin Kurtit. Qysh s’ja […]

Pas aksioni të sotëm të Policisë së Kosovës ku u arrestuan 12 persona, dhe u konfiskuan rreth 400 mijë euro,  ka reaguar gazetari Valon Syla.

Syla përmes një postimi në Facebook ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje nuk janë asgjë 400 mijë euro.

“Nuk ja len shej kjo hajni 400 mijë, Albin Kurtit. Qysh s’ja la shej 1 mandat në Prishtinë, Prizren e Kamenicë… ka me vyftë 3 vjetë me u ajros…Çka janë 400 mijë euro, për VV’në? Sa i ka vjedh Drenica e Malisheva e Deçani, kanë me thonë. I keni votu, provoni. Nginu. Se nuk besoni, pa ju prek në xhep, liri dhe ëndrra”, ka shkruar Syla.

Operacioni policor u zhvillua pasi ishin grumbulluar shumë informacione dhe prova se këta zyrtarë kishin kryer vepra korruptive, përfshirë veprën e marrjes së ryshfeti.

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, tha sot se pas ndërmarrjes së masave të fshehta të vëzhgimit është dërguar urdhri për bastisje të disa lokaleve. Bastisjet nisën në mëngjes, ndërsa në to kanë asistuar edhe departamentet e krimeve ekonomike dhe korrupsionit brenda Policisë.

“Gjatë këtyre veprimeve kemi sekuestruar shumë të mëdha të të hollave, vetura, kompjuterë e telefona. 12 janë të arrestuar, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë që u kanë ndihmuar këtyre në forma të ndryshme. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie e marrje të ryshfetit”, ka thënë Lumezi.

Ai ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?