“S’po iu duan njerëzit”: Serbia akuzon Rada Trajkoviqin se donte ta bënte Shqipërinë e Madhe me Kurtin

Trajkoviq e akuzoi Beogradin për manipulimin e votave të serbëve në Kosovë, ata i thonë se deshi ta bëjë “Shqipërinë e Madhe” me Kurtin Kandidatja për deputete në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit nga Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (Gradjanska Inicijativa Za Slobodu, pravdu i opstanak), Rada Trajkoviq, i ka vazhduar me akuza […]
Kandidatja për deputete në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit nga Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (Gradjanska Inicijativa Za Slobodu, pravdu i opstanak), Rada Trajkoviq, i ka vazhduar me akuza ndaj Listës Serbe dhe pushtetit në Beograd për manipulim të votave të komunitetit serb në Kosovë. Kurse nga Beogradi ka marrë përgjigjen se u vjen keq se ajo “nuk do të mund ta bëjë ‘Shqipërinë e Madhe’ me Kurtin”.
Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, duke iu përgjigjur një deklarate të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi se nuk janë përfaqësues të serbëve të Kosovës ata që fitojnë 0.62, ose 2 dhe 3 për qid të vortave, por ata që fitojnë 95 për qind të votave, duke thënë se autoritetet e Beogradit ndoshta mund t’i blejnë 95 për qind të njerëzve [serbëve në Kosovë], por nuk mund t’i frikësojnë. “Njësoj është edhe në Korenë Veriore”.
“Nuk mund t’i shndërroni në instrument të mbijetesës tuaj politike duke ndërruar votat e tyre në Kosovë ‘si fotografitë’ me listat e komuniteteve të tjera pakicë nën kontrollin tuaj”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter
Ndaj akuzave të Rada Trajkoviqit është përgjigjur menjëherë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili duke ironizuar ka thënë se mbështetja për Rada Trajkoviqin në Kosovë është një gabim statistikor.
“Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019, mbështetja e saj është edhe më e ulët në 2021, ndërsa është Lista Serbe mori 96,14% të votave serbe. Më vjen keq Rado nuk do të mund të bësh një Shqipëri të Madhe me Kurtin. Nuk po ju duan njerëzit, as historia”, ka shkruar Petkoviq.
Ndryshe, Listën Serbe po e akuzojnë edhe disa parti të komuniteteve pakicë në Kosovë se ka ndërhyrë në proces zgjedhor.












