Shpërthimi i aeroplanit në qiell, banorët e tmerruar: Objekte të mëdha po binin nga qielli

Menjëherë pas nisjes për në Hawaii, një avion ‘Boeing 777’ u detyrua të kthehej urgjentisht pas disa problemeve me motorin. “Kemi dështim të rëndë të motorin. Duhet të kthehemi”, është dëgjuar piloti duke i thënë qendrës së trafikut ajror në Denver, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi. Pas problemeve në fluturim, copëza të motorit janë parë duke […]
Menjëherë pas nisjes për në Hawaii, një avion ‘Boeing 777’ u detyrua të kthehej urgjentisht pas disa problemeve me motorin.
“Kemi dështim të rëndë të motorin. Duhet të kthehemi”, është dëgjuar piloti duke i thënë qendrës së trafikut ajror në Denver, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi.
Pas problemeve në fluturim, copëza të motorit janë parë duke u shkëputur dhe duke rënë në qytezën e banueshme, por sipas të dhënave asnjë banor nuk është lënduar.
Sipas raportit të policisë, avioni ka ateruar përsëri dhe askush prej pasagjerëve nuk ka vdekur.
Policia i është përgjigjur thirrjeve të banorëve të Broomfield, Colorado, të cilët raportuar se objekte të mëdha po binin nga qielli.
Hetuesit arritën nëpër adresa të ndryshme për të parë objekte të mëdha metalike të shpërndara nëpër lëndina. Pjesët vinin nga avioni i cili pati probleme me motorin dhe mbante me vete 231 pasagjerë dhe 10 ekuipazhe. I njëjti avion, u kthye në Denver dhe u ul në mënyrë të sigurt.
Sipas hetimeve, motori është ndezur në mes të fluturimit dhe detyroi aeroplanin të kthehej 30 minuta pas ngritjes. /Periskopi/



Wow! Mark Moskovics’ Ring camera caught the moment this piece of debris came crashing down in his neighborhood in Broomfield. You can also hear other pieces coming down off-screen @CBSDenver pic.twitter.com/bnQI4MVGSo
— Conor McCue (@ConorMcCueTV) February 20, 2021














