Shi e ngrica, moti për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë këtë fundjavë dhe fillimine javës së ardhshme. Sot do të ketë reshje të dobëta shiu. Nga e diela kryesisht me kthjellime. Orëve të mëngjesit me ngrica, e përgjatë ultësirave mjegull. 19.02.2021 – Një bërthamë ciklonike nga Europa qëndrore do të kaloj në lindje të rajonit […]
Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë këtë fundjavë dhe fillimine javës së ardhshme. Sot do të ketë reshje të dobëta shiu. Nga e diela kryesisht me kthjellime. Orëve të mëngjesit me ngrica, e përgjatë ultësirave mjegull.
19.02.2021 – Një bërthamë ciklonike nga Europa qëndrore do të kaloj në lindje të rajonit ditën e shtunë, e që sjell mbi rajonin tonë vransira e orëve të pasdites priten edhe reshje të dobëta shiu mbi vendin tonë. Reshjet do të jenë afatshkurta e deri në mbrëmje më vonë pushojnë.
Nga dita e diel fushat e presionit të lartë që ndodhen mbi detin e Zi fillojnë të fuqizohen duke u shtrirë mbi vendin tonë gjatë javës në vijim. Nën këto kushte parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Mirëpo, orëve të mëngjesit për shkak të motit më të qëndrueshëm, nëpër ultësira paraqiten kushte për formim të mjegullës, e cila deri në orët e mesditës pritet të zhduket.
Masat e ngrohta që këtyre ditëve do të depërtojnë nga Europa perëndimore e qëndrore, do të vazhdojnë të shtrihen edhe mbi vendin tonë, që mundësojnë mot më të butë dhe rritje të temperaturave.












