Sekretari Blinken: Amerika është kthyer

Sekretari Blinken: Amerika është kthyer

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, tha në një intervistë për BBC-në se Amerika është kthyer dhe është plotësisht e angazhuar për të ndihmuar rreth zgjidhjes së problemeve, përfshirë pandeminë, ndryshimet klimatime dhe ambiciet bërthamore të Iranit. Në intervistën e tij të parë ndërkombëtare, kryediplomati amerikan e theksoi rëndësinë e vaksinimit të […]

Në intervistën e tij të parë ndërkombëtare, kryediplomati amerikan e theksoi rëndësinë e vaksinimit të njerëzve kundër sëmundjes Covid-19 në mbarë botën.

Ai gjithashtu e kritikoi Kinën për mungesën e transparencës për ta zbuluar prejardhjen dhe përhapjen e koronavirusit. Deklarata e Blinketin erdhi në ditën kur udhëheqësit e Grupit G7 zhvilluan një takim virtual.

Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë 4 miliardë dollarë për programin e vaksinimit, Covax, me të cilin synohet shpërndarja e mbi dy miliardë dozave të vaksinës në 190 shtete për më pak se një vit.

“Derisa secili në botë të vaksinohet, askush nuk është plotësisht i sigurt, sepse nëse virusi është ende aty dhe duke vazhduar të përhapet, ai edhe do të pësojë ndryshime dhe nëse është duke ndryshuar, do të kthehet dhe do t’i prekë njerëzit gjithkund”, tha shefi i Departamentit të Shtetit.

Ai foli edhe rreth mosmarrëveshjes me Iranin për programin bërthamor, duke thënë se ShBA-ja dhe Evropa janë përsëri në të njëjtën vijë për këtë çështje.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë për sa kohë: nëse Irani u kthehet obligimeve të marrëveshjes bërthamore, Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë të njëjtën gjë”, tha Blinkeni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?