Sejdiu pas rikthimit në krye të SHSKUK’së: U vërtetua se shkarkimi im ishte politik

Sejdiu pas rikthimit në krye të SHSKUK’së: U vërtetua se shkarkimi im ishte politik

Gjykata Supreme e Kosovës sot ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Themelore, duke e pranuar ankesën e Basri Sejdiut për ta rikthyer në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Lidhur me këtë vendim të Supremes, Sejdiu ka folur sonte në emisionin “Debat” të RTK-së. Ai ka thënë se për […]

Lidhur me këtë vendim të Supremes, Sejdiu ka folur sonte në emisionin “Debat” të RTK-së.

Ai ka thënë se për të nuk ka qenë privilegj pozita e drejtorit të SHSKUK-së, por qëllimi i tij ka qenë lehtësimi i jetës së qytetarëve.

Sipas tij, ky qëllim i tij është ndërperë padrejtësisht nga Bordi i Përkohshëm i SHSKUK-së.

“Bordi me vendim të jashtëligjshëm dhe me raport të auditorit që e kam kërkuar unë, i kanë marrë për bazë ato raporte dhe me kanë shkarkuar”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, e drejta duhet të kërkohet kur bëhet padrejtësi. “Këtë e ka konfirmuar shkalla e parë dhe e dytë e inspektoratit të punës, por bordi nuk e ka bërë ekzekutimit. Supremja ka vendosur në dobi timen dhe kërkon nga Themelorja të vendos drejt, e jo siç ka ndodhur deri më tash”.

Sipas tij, bordi ka qenë i politizuar kur ka marrë vendim për shkakrimin e tij.

“Unë kam qenë apolitik, ndërsa bordi politik dhe misioni i tij ka qenë politik, pasi që brenda ditës vendos një drejtues politik. Derisa unë kam ankimuar shkarkimin, ata janë ngutur me procedurat për konkurs për ta zgjedhur drejtorin e ri. Zgjedhje e drejtorit të ri është e jashtëligjshme dhe doli që një partiak të jetë drejtor i SHSKUKS”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se ky bord ka bërë shumë shkelje, e para angazhimi i avokatit për të bërë ankesa që ka SHSKUK-së 800 euro.

“Sekretari të bordit i vazhdohet mandati për të tretën herë që është i jashtëligjshëm, sepse është pa konkurs”, ka thënë ai, duke shtuar se ai si drejtor i SHSKUK-së është vendos si ekspert, e jo si militant partiak.

“Tefik Bekteshi është në shtëpi, pasi që është hakmarrje tipike ndaj tij. Ai ka qenë i motivuar në kardiologjinë invazive. Tash kemi listë të pritjes deri në 800 persona në kardiokirurgji dhe tash shpëtimin njerëzit po e kërkojnë në spitale private dhe me pagesa nga 10-12 mijë euro”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se gjatë kohës sa ai e ka drejtuar SHSKUK-në, asnjë pacient nuk është referuar në spitale private.

“Synimi unë ka qenë që qytetarët të kenë ku të shkojnë dhe të marrin shërbime sa më lehtë. Ne e kemi pas ndërprerë shkuarjen në spitale private ku duhet paguar deri në 20 mijë euro. Nëse dikush i ndalë 13-14 milionë euro në vit, duhet të jap përgjegjësi”, ka thënë Sejdiu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?