Salihu i reagon Albin Kurtit: Regjim i vjetër është mendësia jugonostalgjike

Salihu i reagon Albin Kurtit: Regjim i vjetër është mendësia jugonostalgjike

Analisti i mirënjohur politik, Fitim Salihu, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku ka denoncuar mendësinë “jugonostalgjike” në Kosovë – që priret drejt damkosjes së vlerave dhe sakrificës së luftës. Salihu sheh jugonostalgji edhe te fakti që në Prishtinë ende nuk ka një monument për Adem Jasharin apo Adem Demaçin. Ai […]

Salihu sheh jugonostalgji edhe te fakti që në Prishtinë ende nuk ka një monument për Adem Jasharin apo Adem Demaçin.

Ai i referohet edhe etiketimit që Kurti i ka vënë partive që deri tash ishin në pushtet si “regjim i vjetër” duke shtuar se në fakt regjim i vjetër ishte pikërisht mendësia jugonostalgjike.

“Vete deklaratat “ky shtet ka degradu keto 20 vite” ose “e kane shkaterru shtetin qe 20 vite” ne thelb jane jugonostalgjike sepse ne vetvete e mbarsin presupozimin se para 20 viteve, dmth ne kohe te Jugosllavise/Serbise, Kosova ka qene me mire, por pastaj u shkaterrua (ndonese te dhenat empirike flasin per te kunderten).” – ka shkruar z.Salihu, përcjell Periskopi.

Së fundi është hapur një debat i madh publik në lidhje me rolin e Jugosllavisë dhe Serbisë në shoqërinë e shqiptarëve të Kosovës – për shkak të tendencave të ndryshme për të amnistuar krimet dhe diskriminimet e bëra.

Artan Mustafa, një studiues i mirënjohur në vend, para disa ditësh në një shkrim kishte sfiduar Veton Surroin dhe Besnik Pulën e Vetëvendosjes për ri-interpretimet e historisë së Kosovës.

Statusi i plotë:

Ne nje shoqeri qe ne qender te kryeqytetit ka permendore/simbole te Jugosllavise, shtetit qe e quan si okupator, por nuk gjen vend, akoma pas 22 vitesh, per monumentet e Adem Jasharit ose Adem Demaçit, patjeter qe debati mbi Jugosllavine dhe jugonostalgjine merr permasa te perçudshme.

Nese dikush e meriton epitetin “regjim i vjeter” sot ne Kosove, eshte vete mendesia jugonostalgjike. Mendesia me reaksionare sot ne Kosove eshte ajo jugonostalgjike, plot referenca te nje te kaluare gjoja te arte, duke abstrahuar krimet, varferine, nepotizmin dhe pabarazite e atij sistemi. Mendesi e ushqyer nga nje mllef hakmarrjeje dhe ripermbysjeje ndaj strukturave politike te dala nga Ilegalja dhe UÇK-ja.

Vete deklaratat “ky shtet ka degradu keto 20 vite” ose “e kane shkaterru shtetin qe 20 vite” ne thelb jane jugonostalgjike sepse ne vetvete e mbarsin presupozimin se para 20 viteve, dmth ne kohe te Jugosllavise/Serbise, Kosova ka qene me mire, por pastaj u shkaterrua (ndonese te dhenat empirike flasin per te kunderten). U shkaterrua, thone, nga ata qe, nga pikeveshtrimi jugonostalgjik, perceptohen me tone raciste-snobiste here si “maloket” e here si “te pagdhendurit” qe ne menyre aksidentale e paten marre drejtimin e shtetit ne duart e tyre. Tani, vazhdon ligjerimi jugonostalgjik, pas Gjykates Speciale dhe renies se partive te luftes, normaliteti historik ka rene ne vendin e vet dhe rendi i gjerave po merr rrjedhen e vet te natyrshme. Urraaa!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?