Rreth 400 mijë euro të konfiskuara, aksioni vazhdon: Lumezi jep detajet e para

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm të Policisë. “Kemi ardhë në përfundim se duhet të lëshohet urdhëri për bastisjen e disa lokaleve ku dyshohej se mund t’i gjejmë mjetet financiare nga veprat penale. Kemi bërë bastisjen e këtyre lokaleve ku gjatë bastisjes edhe e kemi arsyetuar kërkesën për […]
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm të Policisë.
“Kemi ardhë në përfundim se duhet të lëshohet urdhëri për bastisjen e disa lokaleve ku dyshohej se mund t’i gjejmë mjetet financiare nga veprat penale. Kemi bërë bastisjen e këtyre lokaleve ku gjatë bastisjes edhe e kemi arsyetuar kërkesën për bastisje dhe gjatë këtyre veprimeve dhe kemi sekuestruar një shumë të madhe të të hollave, vetura, laptopë, telefona. 10 janë persona zyrtarë dhe dy janë qytetarë që kanë ndihmuar zyrtarët. Dyshohen për vepra penale: keqpërdorim të subvencioneve, keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ky aksion do të zhvillohet edhe në ditët e ardhshme që të sigurojmë provat e fuqishme dhe për të zhvilluar një aktakuzë të sukesesshme”, ka thënë Lumezi përcjell Periskopi.
“Ato janë marrë nga vepra penale, marrja e ryshfetit dhënia e ryfshetit”, ka thënë Lumezi.
Zyrtarë tjerë të drejtësisë kanë thënë se janë konfiskuar rreth 400 mijë euro para. /Periskopi/












