Reagon Lista Serbe për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Reagon Lista Serbe për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dënuar sulmin fizik ndaj djalit të politikanit nga Graçanica, Nenad Rashiq, Nikolës. Ky subjekt politik përmes një komunikate në Facebook, ka ftuar organet e kompetente që të hetojnë dhe të dënojnë ata që kryen këtë vepër. Sipas njoftimit të babait të viktimës, Nenadit, djali i tij u sulmua sot në mesditë nga […]

Lista Serbe ka dënuar sulmin fizik ndaj djalit të politikanit nga Graçanica, Nenad Rashiq, Nikolës.

Ky subjekt politik përmes një komunikate në Facebook, ka ftuar organet e kompetente që të hetojnë dhe të dënojnë ata që kryen këtë vepër.

Sipas njoftimit të babait të viktimës, Nenadit, djali i tij u sulmua sot në mesditë nga rreth 8 persona afër shkollës në Llapnasellë me mjete të forta. Policia ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se ka arrestuar tetë të dyshuar për këtë sulm.

“Lista Serbe dënon në mënyrën më të ashpër sulmin ndaj Nikola Rashiqit në Graçanicë. Ftojmë organet kompetente që në mënyrë sa më të shpejtë të kryejnë hetimet dhe përgjegjësve t’ua japin dënimin meritor. Dënimi i përgjegjësve është obligim i të gjitha strukturave të Policisë dhe të gjyqësisë në Graçanicë, pa marrë parasysh se kush janë sulmuesit. Lista Serbe fton të gjithë që të përmbahen nga konotacionet politike të këtij incidenti derisa organet kompetente të mos kryejnë hetimet”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Pak orë pas incidentit, zyrtari i lart i kësaj liste, Dalibor Jevtiq, përmes një postimi në Twitter e ka akuzuar dhe fyer politikanin Nenad Rashiq, duke e quajtur “bixhozçi që u bën lajka shqiptarëve dhe u kërkon atyre ta votojnë për të shkatërruar Listën Serbe”.

Lista Serbe që nga themelimi ka pranuar se asnjë vendim nuk e merr pas konsultim me Beogradin zyrtar. Pas zgjedhjeve të fundit, është akuzuar se edhe e ka shtrembëruar vullnetin e pakicave tjera në Kosovë.

Rashiq, një politikan i moderuar serb, edhe më herët ishte ankuar se ka presione e kërcënime me jetë nga serbët, që sipas tij, dirigjohen nga Beogradi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?