Rasti “Monstra”: Burgim i përjetshëm për të akuzuarit

Rasti famëkeq “Monstra” është rrugës për të marrë epilog. Gjykata Penale e Shkupit gjatë ditës së sotme [e martë] ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailovoqit të akuzuar për vrasjen e pesë qytetarëve maqedonë më 12 prill 2012 në liqenin e Smillkovës. Dy të akuzuarit e tjerë, Fejzi […]
Dy të akuzuarit e tjerë, Fejzi dhe Haki Aziri u dënuan me 15 dhe nëntë vjet burgim respektivisht. Sami Luta ndërkohë u lirua nga akuza si i pafajshëm.
Dy nga të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ali Demiri dhe Afrim Ismailoviq, u dënuan në mungesë – për të cilët prokurorja e rastit Fatime Fetai tha se ndodhen në Kosovë – prej nga edhe duhet të ekstradohen për vuajtjen e dënimit.












