Rajoni po vaksinon popullsinë, në Kosovë asgjë konkrete

Rajoni po vaksinon popullsinë, në Kosovë asgjë konkrete

Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet e vetme në rajon që ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19. Derisa shumë shtete tashmë kanë filluar me vaksinimin e popullsisë, vendi vazhdon të jetë në pritje të furnizimit me vaksina. Mbi 100 mijë vaksina nga COVAX janë premtuar të vinë këtë muaj, por […]

Shqipëria, Serbia, Maqedonia e shtete tjera të rajonit, tashmë janë furnizuar me vaksina kundër COVID-19, derisa kanë filluar edhe vaksinimin e qytetarëve me to. Ndërsa, Kosova ende nuk ka marrë as edhe një dozë të kësaj vaksine, përkundër që mbi 65 mijë persona deri tani janë infektuar me koronavirus.

Ndonëse është deklaruar se Kosova do të furnizohet në fund të muajit shkurt me 100 mijë e 800 vaksina nga COVAX, ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim. Me këtë furnizim, vendi do të vaksinonte vetëm rreth 5.6 për qind e qytetarëve.

Zëdhënësi në Aleancën e Vaksinave Gavi, kanë thënë  se po shpresojnë që procesi i furnizimit me vaksina të filloj sa më shpejt gjatë këtij muaji.

Mirëpo, nga kjo aleancë kanë thënë se nuk e dinë se kur saktësisht do të furnizohet Kosova.

“Shpresojmë që ky proces të fillojë sa më shpejt këtë muaj, jemi në pritje të rezultateve të favorshme rregullatore dhe gatishmërisë së sistemeve shëndetësore dhe sistemeve rregullatore kombëtare në ekonomitë individuale pjesëmarrëse. Afati kohor për përdorimin e vaksinave në Kosovë nuk është konfirmuar”, thuhet për Gazetën.

Zyrtarë të Gavit kanë thënë se qëllimi i COVAX është që të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash të sigurta dhe efektive deri në fund të vitit 2021 në shtetet pjesëmarrëse.

Ndërsa, edhe nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë informacione se kur saktësisht do të furnizohet vendi.

Zëdhënës për informim në këtë ministri kanë thënë për Express se UNICEF ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve shtetet përfituese nga COVAX do të informohen në lidhje me hapat e mëtutjeshëm.

“Kjo vaksinë për vendet përfituese, ku bënë pjesë edhe Kosova (20%) është siguruar nga mekanizmi COVAX dhe dozat e para në Kosove dorëzohen përmes UNICEF-it. UNICEF ka bërë të ditur se këtyre ditëve shtetet përfituese nga COVAX do të marrin informata nga COVAX në lidhje me hapat e ardhshëm dhe kornizën kohore të alokimit te vaksinës. COVAX ndërkaq, ka bërë të ditur, sipas itinerarit të tyre të shpërndarjes, se Kosovës, për fillim do t’i jepen 100,800 doza”, është thënë nga kjo ministri.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se personeli shëndetësorë në vend është trajnuar për vaksinim, derisa janë përforcuar kapacitetet të ruajtjes së vaksinave.

Derisa Kosova nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinave, tashmë shumë shtete kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë.

Serbia radhitet e dyta në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, si shteti që ka vaksinuar më së shumti persona. Më shumë se 800 mijë persona kanë marrë vaksinën deri tani.

Ndërsa, së fundmi vaksinimin kanë filluar edhe Shqipëria e Maqedonia.

Shtete tjera tashmë po presin furnizime shtesë me vaksina kundër COVID-19.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?