Quni tregon se a ka folur me Vjosa Osmanin për pozitën e kryetarit të LDK-së

Quni tregon se a ka folur me Vjosa Osmanin për pozitën e kryetarit të LDK-së

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, të premtën në Pressing të T7 e ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së. Këtë tha se ua ka bërë të ditur edhe bashkëpartiakëve në mbledhjen e Kryesisë një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ku Isa Mustafa i kishte njoftuar ata se […]

Quni sot nuk ka dashur të tregojë nëse privatisht ka marrë mbështetjen e anëtarëve tjerë në parti në synimin e tij për t’u bërë kryetar i LDK-së. Ai tha se këto çështje janë të fshehta dhe se s’do që t’i bëjë publike, edhe për shkak të korrektësisë ndaj kundërkandidatëve të munshëm.

“Unë vetëm e kam bërë të njohur që do të kandidoj. Tani këto çështjet tjera janë shumë diskrete. S’dua të tregoj për shkak të korrektësisë edhe ndaj kolegëve të tjerë që mund të jenë edhe kandidatë”, tha Quni.

Ndonëse në Pressing premtoi që në rast se do të bëhej kryetar i LDK-së, do t’i kthente në parti të gjithë të larguarit, përfshirë ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, Quni tha se s’ka folur me të pas asaj paraqitjeje.

“Pas shpalljes së kandidaturë s’kam biseduar me të”, pohoi Quni për Expressin.

Të premten, Quni tha se ka disa arsye pse ka vendosur të futet në garën për kryetar të LDK-së, ndërsa dha edhe premtimin e madh për kthimin e Vjosa Osmanit në parti.

“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në LVV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër tjerash Quni.

“Jam i vetmi që jam deklaruar që nga momenti kur Isa Mustafa është larguar nga përgjegjësitë, të gjithë anëtarët e Kryesisë, që në Kuvendin e radhës unë do të jem kandidat për kryetar të LDK-së”, ka theksuar Quni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?