Puçistët aktakuzë lideres së Myanmarit për tokje të duarve me njerëz gjatë pandemisë

Liderja demokratike e Myanmarit është akuzuar nga ushtria puçistë me shkelje të vogla që lidhen me ‘walkie-talkie’ që pretendohet se janë importuar pa leje adekuate dhe për arsyen se ka tokur duart gjatë pandemisë, sipas një dokumenti policor. Znj. Suu Kyi u arrestua të hënën derisa forcat e armatosura morën kontrollin e shtetit, me arsyen […]
Znj. Suu Kyi u arrestua të hënën derisa forcat e armatosura morën kontrollin e shtetit, me arsyen se kishte pasur mashtrime në votimet gjatë zgjedhjeve të fundit të përgjithshme, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Dokumenti thotë se znj. Suu Kyi do të mbahet e burgosur edhe për dy javë të tjera ndërsa akuzat ndaj saj po hetohen.
Aung San Suu Kyi ka fituar çmimin Nobel për Paqe në vitin 1991. Gjatë viteve 2010 ajo ka luajtur rol vital në tranzicionin e Myanmarit nga një juntë ushtarake drejt demokracisë së pjesshme. /Periskopi












