Puçi në Mjanmar: Dëshmitarët tregojnë se si policia vrau protestuesit

Dëshmitarët e kanë përshkruar momentin kur forcat e sigurisë së Mjanmarit kanë hapur zjarr ndaj protestuesve, duke i vrarë dy njerëz, derisa dhjetëra mijëra sosh kishin dallë në rrugë të dielën në shenjë mos-bindjeje ndaj ushtrisë. Një tinejxher dhe një i ri besohet të jenë mes të vrarëve në Mandalay të shtunën. Përdorimi i forcës […]
Një tinejxher dhe një i ri besohet të jenë mes të vrarëve në Mandalay të shtunën.
Përdorimi i forcës vdekjeprurëse kundër demonstratorëve u dënua nga OKB-së, e po ashtu edhe nga vende si Franca, Singapori dhe Britania – ndërsa Facebook-u njoftoi se e kishte fshirë faqen kryesore të ushtrisë së këtij vendi. Aty thuhet që ushtria kishte shkelur standardet e saj të ndalimit të nxitjes së dhunës, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Tensionet në Mandalay, qytetin e dytë më të madh në Myanmar, raportohet të kenë eskaluar kur policia me ushtarë konfrontuan disa punëtorë që po bëheshin bashkë në protestën gjithë-popullore.
Një protestuese 23 vjeçare me emrin Hla tha se kishte qenë duke shtypur parulla të protestës në atë kohë.












