“Pse Albini s’po poston për Bajqinovcin, por veç për djalin e Rashiqit?”

Sot gjatë ditës, deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit i ka shpërthyer vetura nga zjarri, ndërkaq, djali i Nenad Rashiqit është sulmuar fizikisht nga dhjetëra qytetarë. Ndërsa, lideri i VV-së, Albin Kurti, ka reaguar përmes Facebook-ut, duke thënë se rrahja e djalit të Rashiqit, është politike, duke hedhur akuza se ai u sulmua për shkak se […]
Ndërsa, lideri i VV-së, Albin Kurti, ka reaguar përmes Facebook-ut, duke thënë se rrahja e djalit të Rashiqit, është politike, duke hedhur akuza se ai u sulmua për shkak se babai i tij nuk iu nënshtrua trysnisë së Beogradit.
E, për rastin e Bajqinovcit, Kurti nuk ka postuar ndonjë reagim.
Për, këtë ka reaguar gazetari Parim Olluri, duke thënë se Mefail Bajqinovci ishte në rrezik për jetën, dhe Kurti ka zgjedhur të reagojë vetëm për Nenad Rashiqin, dhe jo anëtarin e tij në VV.
Madje, Olluri ka ironizuar, duke thënë se tashmë, Kurti po i don më shumë këta të Listës Guxo.
Postimi i tij i plotë:
E pse Albini s’po poston status per Mefin? Po vec per djalin e Nenadit.
Per pak ish kane tuj shku Mefi bashke me kerr. A tash po i don ma shume keta te Listes Guxo?












