Presidenti Biden i rreptë me Lindjen e Mesme – E heq nga lista e prioriteteve

Presidenti Biden i rreptë me Lindjen e Mesme – E heq nga lista e prioriteteve

Presidenti amerikan Joe Biden është lodhur nga çështja e Lindjes së Mesme – dhe, gati një muaj pas marrjes së detyrës, ky rajon e ka vërejtur një gjë të tillë. Sinjalet nuk janë të menduara që të jenë delikate, kanë thënë këshilltarët e tij. Presidenti e ka bërë vetëm një thirrje te një lider shteti […]

Sinjalet nuk janë të menduara që të jenë delikate, kanë thënë këshilltarët e tij. Presidenti e ka bërë vetëm një thirrje te një lider shteti në Lindje të Mesme – dhe atë te kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën – thirrje kjo që ishte shtyrë për më shumë se tri javë.

Ai kishte njoftuar dhënien fund të mbështetjes amerikane për operacionet e udhëhequra nga sauditët në Jemen në dy javët në detyrë, një veprim i paraprirë nga ngrirja e marrëveshjeve për shitje të armëve në rajon, shkruan Politico, përkthen Periskopi.

Dhe administrata e tij me qëllim ka vendosur që të heqë nga lista e prioriteteve atë të Lindjes së Mesme.

“Nëse do të shihni listën e rajoneve që Bideni i ka prioritet, Lindja e Mesme nuk është mes tri të parave,” ka thënë një këshilltar i afërt i Bidenit. “Së pari është Azia-Paqësori, më pas Evropa, dhe e treta është Hemisfera Perëndimore. Dhe kjo e reflekton një konsensus mbi-partiak që çështjet që kërkojnë vëmendjen tonë kanë ndryshuar derisa gara e fuqive të mëdha [me Kinën dhe Rusinë] po nxjerr krye.”

Një tjetër këshilltar i Bidenit e tha edhe më me rreptësi: “Ata thjesht po e bëjnë skajshëm të qëllimshme që nuk duan të zhyten në Lindje të Mesme.”

Ky ndryshim prioritetesh ka të bëj me atë që e kanë përshkruar si përpjekje e qëllimshme për të prioritetizuar atë që ata i shohin si çështje më të rëndësishme globale.

Presidenti e ka një histori të gjatë dhe torturuese në Lindje të Mesme. Ai kishte votuar kundër Luftës në Irak më 1991, të cilën ShBA-ja e kishte fituar shpejt. Por më pas ai kishte kaluar një rezolutë ku autorizonte presidentin George W. Bush që të invadonte Irakun më 2003, një votë për të cilën ka thënë se i ka rënë pishman.

Në vitin 2007, derisa po garonte për president, ai kishte propozuar një plan që do ta ndante Irakun në tri rajone gjysmë-autonome që do të mbaheshin nga shiitët, sunitët dhe kurdët. /Periskopi 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?