Policia kërkoi ndihmën qytetare për ta kapur: Mjeku kosovar i dënuar për akuza të rënda

Policia kërkoi ndihmën qytetare për ta kapur: Mjeku kosovar i dënuar për akuza të rënda

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për vendndodhjen e Ramadan (Feriz) Sopajt nga Komuna e Malishevës. Ai është shpallur në kërkim për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale: 1. Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare dhe 2. Sulm seksual. Periskopi merr vesh se Ramadan Sopaj ka punuar si mjek […]

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për vendndodhjen e Ramadan (Feriz) Sopajt nga Komuna e Malishevës.

Ai është shpallur në kërkim për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale: 1. Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare dhe 2. Sulm seksual.

Periskopi merr vesh se Ramadan Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Ai ishte arrestuar në vitin 2018 si i dyshuar për ‘ngacmim seksual’ ndaj një 15-vjeçare.

Sopaj kishte qenë i ngarkuar edhe me aktakuza të tjera, ku mes muajit gusht të vitit 2017 dhe muajit prill të vitit 2018, dyshohet se kishte shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme.

Ai dyshohet se në cilësinë e mjekut familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë, kishte përshkruar terapinë e 2 mijë e 957 pacientëve me medikamete të ndryshme, të cilat sirupa dhe ampula (medikamente) i furnizonte djali i tij, Shpend Sopaj, që punonte në deponë farmaceutike EP-DEA në Prishtinë.

Aktakuza e Prokurorisë gjithashtu shpjegon se edhe djali tjetër i të pandehurit, Qëndrim Sopaj, i cili punon në depon farmaceutike ‘Radinchpharm’ në Prishtinë, po ashtu ka furnizuar barnatoret në Malishevë me medikamentet ‘Eselan’, ‘Neo Endosix’, ‘Nipogalin’ etj.

Po ashtu, Sopaj dyshohet se tabletat ose medikamentet e dhëna nuk i kishte përshtatur me përshkrimin e terapisë për pacientët, veprime këto në kundërshtim me Ligjin për shëndetësi të sektorit farmaceutik. /Periskopi 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?