Policët në këtë shtet bëhen me rollera, u vështirësohet puna hajnave

Policët në këtë shtet bëhen me rollera, u vështirësohet puna hajnave

Policia në qytetin më të madh të Pakistanit, Karaçi, e ka themeluar njësinë e policëve të pajisur me këpucë me rrota në përpjekje për t’i luftuar vjedhjet dhe krimet tjera në rrugë. Njësia do të përbëhet nga 20 pjesëtarë, të cilët do t’u nënshtrohen trajnimeve të rrepta. Ata do të kenë uniforma tërësisht të zeza […]

Njësia do të përbëhet nga 20 pjesëtarë, të cilët do t’u nënshtrohen trajnimeve të rrepta. Ata do të kenë uniforma tërësisht të zeza dhe do të jenë të pajisur me mbrojtëse të gjunjëve dhe bërrylave dhe të armatosur me pistoleta.

“Na u duk se kemi nevojë që të sjellim një qasje inovative për ta kontrolluar krimin në rrugë”, tha Farrukh Ali, udhëheqës i kësaj njësie policore, duke sqaruar se policët me këpucë me rrota do të mund t’i ndjekin më lehtë hajnat me motoçikleta në qytetin me 20 milionë banorë.

Megjithatë, ai pranoi se këta policë nuk do të mund të angazhohen në shumë pjesë të qytetit për shkak të gjendjes së dobët të rrugëve, por tha se ata do të dërgohen në vendet publike me më shumë raste të vjedhjeve dhe ngacmimeve, shkruan Reuters.

“Ky është vetëm fillimi. Këto këpucë me rrota vërtet do të na sjellin përfitime. Me këtë trajnim, mund të arrijmë në rrugica të ngushta shumë shpejt, ku zakonisht është vështirë të shkohet”, tha Aneela Aslam, police e njësisë së re policore.

Kjo njësi është shembull i njësive të ngjashme policore në disa vende të Evropës dhe pritet ta fillojë punën zyrtarisht muajin e ardhshëm. Megjithatë, pjesëtarët e kësaj njësie tashmë janë angazhuar në disa vende.

“T’i shohësh ata këtu në uniforma të pastra që nga mëngjesi na jep një ndjenjë sigurie, sepse vjedhjet ndodhin edhe gjatë ditës këtu”, tha një kalimtar i quajtur Muhammad Azeem.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?