Ngjarje e rëndë në Tiranë, 21 vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në pemë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Siç raportojnë mediat në Shqipëri, një 21 vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrën më tragjike duke u vetëvarur. Policia thotë se në trupin e pajetë të të riut nuk ka shenja dhune. “Me datë 20.02.2021, në fshatin Kakunjë, Njësia Administrative Baldushk, dyshohet se është vetëvarur në një pemë shtetasi R. K., […]
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, një 21 vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrën më tragjike duke u vetëvarur.
Policia thotë se në trupin e pajetë të të riut nuk ka shenja dhune.
“Me datë 20.02.2021, në fshatin Kakunjë, Njësia Administrative Baldushk, dyshohet se është vetëvarur në një pemë shtetasi R. K., 21 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.












