Nënshkruhet kontrata për rindërtimin e Rrugës Muharrem Fejza në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata për rindërtimin e rrugës Muharrem Fejza. Ai ka njoftuar se këtë kontratë e ka fituar kompania Rahovica, dhe vlera e saj është 701 mijë euro. Postimi i tij i plotë: Pas muajve të tërë në OSHP, sot e nënshkruam kontratën e […]
Ai ka njoftuar se këtë kontratë e ka fituar kompania Rahovica, dhe vlera e saj është 701 mijë euro.
Postimi i tij i plotë:
Pas muajve të tërë në OSHP, sot e nënshkruam kontratën e rindërtimit të Rrugës Muharrem Fejza sipas Planit rregullativ me gjërësi të plotë dhe trotuare sipas standardeve. Kontrata është fituar nga kompania Rahovica në vlerë prej 701 mijë eurosh.
Nga të gjitha 2200 rrugë në Prishtinë, mendimi im personal është se nuk ka rrugë më të rëndësishme se kjo për tu investuar.












