Zgjedhja e kryetarit, Mustafa: Deri në fund të javës e caktojmë datën për Kuvendin

Javën e ardhshme pritet që Lidhja Demokratike e Kosovës të mbajë Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri. Këtë për Insajderin e ka konfirmuar kryetari në detyrë i LDK-së, Isa Mustafa. “Deri në fund të kësaj jave do ta caktojmë datën e mbajtjes së Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri. Janë duke u zhvilluar […]
Javën e ardhshme pritet që Lidhja Demokratike e Kosovës të mbajë Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar kryetari në detyrë i LDK-së, Isa Mustafa.
“Deri në fund të kësaj jave do ta caktojmë datën e mbajtjes së Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri. Janë duke u zhvilluar konsultime me degët në terren, në mënyre që të jemi të përgatitur për datën e Kuvendit”, ka deklaruar Mustafa për Insajderin.
Theksojmë se Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkak të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit si partia e tretë, dhe ky rezultat është më i dobëti prej themelimit të partisë.
LDK në këto zgjedhje mori vetëm 13.08 për qind.












