Mjeket italiane kujtojnë natën që nxiti izolimin e parë në Evropë

Mjeket italiane kujtojnë natën që nxiti izolimin e parë në Evropë

Një vit më parë, Laura Ricevuti dhe Annalisa Malara, të dyja mjeke në spitalin në Codogno të Italisë, kanë vërejtur se diçka ndryshe po ndodhte me një pacient në kujdesin intensiv. Vendimi i tyre për të trajtuar këtë rast ka rezultuar me emergjencë kombëtare, pasi ato kanë identifikuar rastin e parë me koronavirus në këtë […]

Një vit më parë, Laura Ricevuti dhe Annalisa Malara, të dyja mjeke në spitalin në Codogno të Italisë, kanë vërejtur se diçka ndryshe po ndodhte me një pacient në kujdesin intensiv.

Vendimi i tyre për të trajtuar këtë rast ka rezultuar me emergjencë kombëtare, pasi ato kanë identifikuar rastin e parë me koronavirus në këtë zonë, çka më vonë ka nxitur izolimin e parë në Evropë.

Një 38-vjeçar i shëndetshëm, i njohur si Mattia, emri i tij i parë, apo “pacienti një”, ka shkuar atëbotë në spital me temperaturë të lartë, koll dhe probleme me frymëmarrje.

Më 18 shkurt të vitit 2020 ai kishte refuzuar që të shtrihej në spital, andaj vetëm kishte marrë antibiotikë dhe kishte shkuar në shtëpi.

Më vonë gjatë ditës ai është kthyer në gjendje më të rëndë dhe ka nisur terapinë me oksigjen.

Dy ditë më vonë, gruaja e Mattias u ka treguar mjekeve se disa javë më parë ai ka qenë në darkë me disa kolegë që kanë qenë në Kinë.

Mirëpo Mattia nuk ka përmbushur kriterin për testim të detyrueshëm për koronavirus, sepse nuk ka qenë personalisht në Kinë.

“Unë është dashur të sqaroj disa herë pse kërkoja që të bëhej testimi për koronavirus”, ka thënë Malara, 39 vjeçare.

“Mjekja Malara dhe unë kemi vendosur të thyejmë protokollin”, kujton Ricevuti.

Ato kanë kryer testin dhe kanë dërguar mostrat në Milano.

Në orën 21:30 është dëgjuar zhurma e telefonit. Testi ka qenë pozitiv.

“Ne nuk mund ta besonim. Ne kemi menduar se ky është problem shumë i largët që ka të bëjë me Kinën, mirëpo ka qenë aty me ne, dhe jo vetëm nga 20 shkurti po ndoshta edhe më herët”, ka thënë Ricevuti, 44- vjeçare.

Në ditët në vazhdim, Cogodno, një qytezë me 15,000 banorë, është kthyer në “kryeqendër” të “zonës së parë të kuqe” që është izoluar në Evropë.

“Në fillim kam shpresuar – të gjithë kemi shpresuar – se virusi do të kufizohej në pak njerëz”, ka thënë Malara.

“Mirëpo pas disa orësh shumë njerëz kanë ardhur në dhomën e emergjencës me të njëjtat simptome dhe pas disa ditësh ka qenë e qartë se virusi është shpërndarë në popullatë”.

Që atëherë 95,000 persona kanë vdekur në Itali nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, njëherësh shifra më e lartë në Evropë pas Britanisë dhe e shtata në listën botërore.

Të dyja gratë janë duke trajtuar ende pacientët me COVID-19.

“Ky është misioni ynë. Ne nuk mund të tërhiqemi”, ka thënë Ricevuti.

“Ditë pas dite ne ecim përpara, përballemi me vështirësitë dhe ndryshimet që vijnë me jetën… duhet fuqi e madhe fizike dhe mendore”, ka thënë mes tjerash ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?