Meliza Haradinaj nuk arrin të bëhet deputete?

Meliza Haradinaj nuk arrin të bëhet deputete?

Time Kadrijaj, Albena Reshitaj dhe Florentina Gjergjaj janë tre gratë më të votuara në listën e AAK’së për Deputetë, që rrjedhimisht kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, krahas 6 deputetëve burra nga kjo parti. Derisa për Time Kadrijaj dhe Albena Reshitaj rezultatet që iu sigurojnë ulëse në Kuvend janë konfirmuar para disa ditësh, rezultatet […]

Time Kadrijaj, Albena Reshitaj dhe Florentina Gjergjaj janë tre gratë më të votuara në listën e AAK’së për Deputetë, që rrjedhimisht kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, krahas 6 deputetëve burra nga kjo parti.

Derisa për Time Kadrijaj dhe Albena Reshitaj rezultatet që iu sigurojnë ulëse në Kuvend janë konfirmuar para disa ditësh, rezultatet për ulësen tjetër në Kuvend që i garantohet një gruaje nga lista zgjedhore e AAK’së tregojnë se kandidatja Florentina Gjergjaj do të jetë deputetja e ardhme e kësaj partie.

Gjergjaj, që në këto zgjedhje garoi për herë të parë, ka dalë me rezultat votash më të lartë se sa dy kandidatet tjera Albana Bytyqi dhe ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj.

Sipas rezultateve që ka siguruar  Reporteri, Gjergjaj ka dalë më 4032 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke i lënë jashtë Kuvendit Bytyqin e cila ka grumbulluar 3942 vota gjithsej dhe Meliza Haradinajn që ka marrë 3852 vota.

Nga ana tjetër, deri sa po vazhdon rinumërimi i 494 vendvotimeve në gjithë vendin, këto shifra mund të ndryshojnë pak në disfavor të Bytyqit dhe shumë më shumë në disfavor të Meliza Haradinajt, kjo pasi rinumërimi në disa vendvotime po nxjerrë rezultate më të dobëta nga ato sa janë shënuar në formularët e parë, nga komisionet në qendrat e votimeve.

Deri më tani, në listën e AAK’së për deputetë, ulëse në Kuvend kanë siguruar kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij Dauti, sikurse edhe numri 2 i kësaj liste, doktori Shemsedin Dreshaj.

Besnik Tahiri, Pal Lekaj, Shkumbin Demaliaj, Anton Shala, Bekë Berisha e Arber Tolaj janë në pritje të rezultateve finale për të parë se cilët do të jenë deputetë të legjislaturës së ardhme nga partia e cila mori vetëm 7% në zgjedhjet e 14 shkurtit 2020. Tahiri e Lekaj janë më afër garantimit të ulëseve në Kuvend, derisa ulësja e fundit ende nuk mund të thuhet se kujt do t’i rezervohet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?