Më 8 mars “Marshojmë s’festojmë”, kundër patriarkatit që vret

Më 8 mars “Marshojmë s’festojmë”, kundër patriarkatit që vret

Në 14 qytete të Kosovës, në objektet e disa prej institucioneve publike, për disa ditë do të vendosen çarçafë me thirrje kundër patriarkatit. Në ditën e gruas, 8 marsi do të shënohet në këtë formë, si shenj pakënaqësie për trajtimin e gruas dhe me temë kryesore vrasjen e grave. Aktivistja e kolektivit “Marshojmë s’festojmë”, Liridona […]

Në 14 qytete të Kosovës, në objektet e disa prej institucioneve publike, për disa ditë do të vendosen çarçafë me thirrje kundër patriarkatit. Në ditën e gruas, 8 marsi do të shënohet në këtë formë, si shenj pakënaqësie për trajtimin e gruas dhe me temë kryesore vrasjen e grave.

Aktivistja e kolektivit “Marshojmë s’festojmë”, Liridona Sijarina se temë kryesore këtë vit do të jetë vrasja e grave duke bërë thirrje në 14 komuna për vetëdijesim të popullatës.

“Sot jemi mbledh që të zhvillojmë punën për realizimin e njërës prej aksioneve që i kemi paraparë për 8 mars në shenjë për ditën e gruas. Ne tradicionalisht organizojmë marshin e 8 marsit, sivjet me shfrytëzua këtë mundësi, apo këtë momentum që jemi për të zhvilluar disa aktivitete tjera. Çfarë kemi paraparë ne për këtë vit është që të organizojmë aktivitete simbolike me çarçafë të mëdha që do të vendosen në institucione publike që do t’i kenë disa thirrje kryesore rreth vrasjes së grave”,  tregon ajo për KosovaPress

Kolektivi i “Marshojmë s’festojmë”, ka filluar sot aktivitetet me ngjyrosjen e çarçafëve me thirrjet që do të vendosen në institucionet publike.

Sijarina thotë se thirrjet kryesore do të jenë kundër patriarkatit, për çka tha se konsiderojnë se gratë vriten si pasojë e shtypjes institucionale.

“Thirrjet e tjera do të jenë që e luftojnë patriarkatin. Kemi thirrje të ngjashme si ‘Poshtë patriarkati’, ‘Patriarkati vret’ edhe disa thirrje që do ti drejtohen ekskluzivisht institucioneve në formën sikur ‘Edhe sa jetë të humbura’, që tregon shqetësimet tonë që ne e kemi që jetët e grave nuk janë të rëndësishme për institucionet që me i marrë seriozisht sigurinë dhe jetën e grave”, shton ajo.

Tutje, ajo tregon se janë mbi 50 aktivistë të cilët po punojnë në këto aktivitete, në disa lokacione. Ajo shpreh shqetësimin se gratë në Kosovë nuk po trajtohen dinjitetshëm dhe se situata e tyre është pa progres të dukshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?