Mbledhja e KQZ-së, pritet të shqyrtohet rekomandimi për rinumërim të rreth 500 vendvotimeve

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, pritet të paraqitet një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve me disa rekomandime për rinumërim të rreth 500 vendvotimeve. Kjo është bërë e ditur nga zyra për informim e KQZ-së, transmeton Periskopi. “Natyrisht se anëtarët e KQZ-së do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendim meritor. QNR-ja ka […]
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, pritet të paraqitet një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve me disa rekomandime për rinumërim të rreth 500 vendvotimeve.
Kjo është bërë e ditur nga zyra për informim e KQZ-së, transmeton Periskopi.
“Natyrisht se anëtarët e KQZ-së do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendim meritor. QNR-ja ka ardhur deri te këto rekomandime pasi këto vendvotime nuk kanë mundur të kalojnë procesin e auditimit. Arsyet janë të ndryshme dhe kryesisht kanë të bëjnë me bartjen e gabuar të votave në formularin e subjekteve politike dhe formularin e kandidatëve”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, KQZ-ja ka bërë të ditur se ka një numër të madh të vendvotimeve në të cilat kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik. /Periskopi/












