Mbi 1 mijë e 300 mjekë të vaksinuar kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Mbi 1 mijë e 300 mjekë të vaksinuar kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në ditën e shtatë të vaksinimit në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 1 mijë e 300 numri i punonjësve shëndetësor të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Sot u vaksinua stafi mjekësor i Klinikës së Traumës dhe Ortopedisë, në mesin e tyre ishte edhe zëvendësministri i shëndetësisë, Ilir Hasani. Ai […]

Në ditën e shtatë të vaksinimit në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 1 mijë e 300 numri i punonjësve shëndetësor të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Sot u vaksinua stafi mjekësor i Klinikës së Traumës dhe Ortopedisë, në mesin e tyre ishte edhe zëvendësministri i shëndetësisë, Ilir Hasani.

Ai i bëri stafit mjekësor vullnetarisht të marrë vaksinat, duke u bërë shembull për qytetarët. Hasani tha se kartela e vaksinimit në të ardhmen do të shërbejë si dokument zyrtar, nëse është e nevojshme edhe për udhëtime jashtë shtetit.

“Kartela e vaksinimit është një dokument zyrtar, i cili në të ardhmen do të shërbej si dëshmi se ne e kemi pranuar vaksinimin. Për momentet e mëtutjeshme se ku do përdoret kartela e vaksinimit ose pasaporta, vërtetë nuk mund të jap përgjigje për shkak se gjithçka zhvillohet me dinamikë të shpejtë”, tha Ilir Hasani, zëvendësministër.

Sipas listës së imunizimit sot nga qytetet e tjera në Shkup janë vaksinuar mjekë nga Tetova, Velesi, Gostivari dhe Prilepi. Përderisa stafi mjekësor është trajnuar vetëm për vaksinat amerikane Pfizer, tani mjekët thonë se do të duhet t’i nënshtrohen trajnimeve shtesë për vaksinat kineze Sinofarm.

“Në përgjithësi, cilado vaksinë të vijë në vendin tonë ekzistojnë trajnime, ato zbatohen përmes Ministrisë së Shëndetësisë. Sa i përket trajnimeve ka specifika të posaçme që na japin vet prodhuesit e vaksinave për ruajtjen dhe aplikimin e vaksinave. Ne jemi me eksperiencë si staf me profesionalizëm të lartë, kështu që të gjitha trajnimet me kohë realizohen dhe në vazhdimësi trajnohemi për vaksinim”, pohoi Daniella Markovska, mjeke specialiste.

Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni mbeten në qëndrimin se brenda kësaj jave do të vij kontingjenti prej 200 mijë dozash nga Pekini.

Por, ende nuk kanë informacion të qartë se kur do të vijnë 100 mijë doza ruse të llojit Sputnik V. Ndërkaq, muajin mars pritet të vijë edhe 20% i vaksinave të porositura përmes sistemit Covax, që sipas paralajmërimeve do të vijnë të llojit Astra&Zeneca.

Përderisa janë dhënë 1/3 e dozave të vaksinave Pfizer të arritura donacion nga Serbia, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se shifër e njëjtë e rezervuara për personelin mjekësor, do të arrijë gjithashtu brenda javës./ALSAT

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?