Lul Raka s’merr pjesë në mbledhjen me ministrin Zemaj, Periskopi mëson arsyen

Ministri Armend Zemaj, sot do të takohet me përfaqësuesit e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19. Takimi pritet të mbahet në ora 11:00 në objektin e qeverisë, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndryshim të masave. Periskopi ka provuar të marrë detaje të tjera rreth takimit nga mikrobiologu Lul Raka, por […]
Ministri Armend Zemaj, sot do të takohet me përfaqësuesit e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19.
Takimi pritet të mbahet në ora 11:00 në objektin e qeverisë, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndryshim të masave.
Periskopi ka provuar të marrë detaje të tjera rreth takimit nga mikrobiologu Lul Raka, por ai ka thënë se nuk do të marrë pjesë fare në takim.
Kjo për shkak se mikrobiologu Raka ka thënë se gjendet në pushim mjekësor, për shkak të një aksidenti që ka pasur ditën e shtunë. /Periskopi












