Lista Serbe: Akuzat ndaj Vuçiqit janë krijuar si marrëveshje e opozitës në Serbi dhe Kurtit

Lista Serbe: Akuzat ndaj Vuçiqit janë krijuar si marrëveshje e opozitës në Serbi dhe Kurtit

“Pretendimi i rremë se Lista Serbe, shteti i Serbisë dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq kanë lidhje me rrahjen e planifikuar më herët midis dy grupeve djemsh, njëri prej të cilëve është djali i Nenad Rashiqit, është planifikuar midis Albin Kurtit dhe të ashtuquajturës opozitë në Serbi  të tubuar rreth Dragan Gjillasit dhe servilëve të […]

“Pretendimi i rremë se Lista Serbe, shteti i Serbisë dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq kanë lidhje me rrahjen e planifikuar më herët midis dy grupeve djemsh, njëri prej të cilëve është djali i Nenad Rashiqit, është planifikuar midis Albin Kurtit dhe të ashtuquajturës opozitë në Serbi  të tubuar rreth Dragan Gjillasit dhe servilëve të tij, Vuk Jeremiq, Mllagjan Gjorgjeviq dhe të tjerët”, pretendohet në një kumtesë të lëshuar nga Lista Serbe.

Përfaqësuesit e Listës Serbe pretendojnë se, kur deklaratat e tyre krahasohen, ato padyshim janë bërë në të njëjtin vend, në shërbimin “PR” (Marrëdhëniet me publikun) të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

“Ajo që është veçanërisht e neveritshme është se më shumë reagime të ekipit të Gjillasit u shkaktuan për rrahjen e një djali sesa për qindra sulme të tjera ndaj serbëve dhe fëmijëve serbë prindërit e të cilëve nuk janë politikanë të afërt me Albin Kurtin. Për më tepër, kujdesi i Gjillasit dhe Jeremiqit nuk u tregua për fëmijët serbë nga Kosova kur ata fëmijë dhe prindërit e tyre u persekutuan në masakrën e marsit 2004”, shtohet në kumtesë.

Përfaqësuesit e Listës Serbe gjithashtu përkujtojnë se si, “e ashtuquajtura opozitë e Serbisë, nuk ka reaguar me rastin e vrasjes së fëmijëve serbë në Gorazhdec”.

“Si është e mundur që askush nga udhëheqësit e të ashtuquajturës opozitë të Serbisë, ose përfaqësuesit ndërkombëtarë, nuk shtypën asnjë një germë me rastin e përvjetorit të vrasjes së fëmijëve të pafajshëm serbë në Gorazhdec, në lumin Bistrica, duke kërkuar që të dënohen ata që janë përgjegjës, por këto ditë ata janë shumë aktivë, sikur edhe kuzhina e partive politike shqiptare në Kosovë, në përndjekjen politike të Vuçiqit dhe Listës Serbe sepse ne nuk ndajmë vizionin politik të Gjillasit dhe Rada Trajkoviqit se serbët do të kenë më mirë në një Shqipëri të Madhe, e çka Lista Serbe dhe populli serb nuk do të pranojnë kurrë“, pretendohet në kumtesën e Listës Serbe

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?