Lajçak s’e përmend kurrsesi njohjen reciproke: S’ka afate të caktuara për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Lajçak s’e përmend kurrsesi njohjen reciproke: S’ka afate të caktuara për marrëveshjen Kosovë – Serbi

“Serbia dhe Kosova kanë ambicie evropiane dhe Bashkimi Evropian ishte i qartë – normalizimi i marrëdhënieve është një parakusht dhe kjo është ajo që vendet anëtare e presin, nuk ka asnjë devijim”, tha Miroslav Lajçak, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialog midis Kosovës dhe Serbisë. Veç kësaj, Lajçak ka paralajmëruar se planifikon së shpejti ta […]

“Serbia dhe Kosova kanë ambicie evropiane dhe Bashkimi Evropian ishte i qartë – normalizimi i marrëdhënieve është një parakusht dhe kjo është ajo që vendet anëtare e presin, nuk ka asnjë devijim”, tha Miroslav Lajçak, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialog midis Kosovës dhe Serbisë.

Veç kësaj, Lajçak ka paralajmëruar se planifikon së shpejti ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën.

Në emisionin e portalit “Screening”, Lajçak tha se ai pret që dialogu të vazhdojë menjëherë posa të formohet qeveria e Kosovës.

“Ne jemi gati të bëjmë pjesën tonë, por shpejtësia e arritjes së një marrëveshjeje është në duart e palëve. Ne nuk diktojmë shpejtësinë, nëse ata janë të gatshëm të takohen në Bruksel çdo javë, ne jemi të gatshëm t’i takojmë ata çdo javë. “Nëse ata janë gati të takohen një herë në tre muaj, atëherë ne nuk mund t’i detyrojmë ata”, tha Lajçak.

Ai shtoi se është gjithmonë kundër afatave artificiale sepse sipas tij ato nuk funksionojnë.

“Unë thash që i dija detajet e procesit dhe gjithashtu që ishte e mundur të përfundonte brenda një muaji. Ne jemi këtu dhe jemi këtu për palët saherë që të jenë gati, por u takon palëve të vendosin për shpejtësinë”, tha Lajçak.

Sipas tij, është në interes të të dy vendeve që të vazhdojnë dialogun dhe BE është e gatshme të ndihmojë dhe ta lehtësojë procesin.

“Ne jemi këtu për të dhënë zgjidhje dhe unë planifikoj të vizitojë Kosovën dhe Serbinë së shpejti. Unë do tët akohem me presidentin Vuçiq, kryeministrin e ardhshëm Kurti dhe partnerë të tjerë për të diskutuar vazhdimin e procesit tonë. Partnerët e mi janë politikanë seriozë dhe ata e dinë se çfarë njerëzit presin prej tyre – t’i afrojnë ata me të ardhmen evropiane dhe ata gjithashtu e dinë se çfarë BE pret prej tyre”, tha Lajçak, përcjell lajmi.net.

Kur u pyet se çfarë do të thotë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se u takon palëve të vendosin dhe BE do të ndërmjetësojë këtë proces duke mos e diktuar atë.

“Sigurisht, duhet të ketë një vullnet nga të dy palët për të arritur marrëveshje. Nëse nuk ka vullnet, atëherë nuk ka marrëveshje. Por nëse nuk ka marërveshje, nuk ka të ardhme evropiane.”, tha Lajçak.

“Kjo do të thotë që duhet të zgjidhni çështjet e juaja dypalëshe ose rajonale para se të bëheni anëtare. Kjo është arsyeja pse ne po flasim për normalizim të marrëdhënieve”, shtoi ai më tutje në drejtim të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se BE është në kontakt me administratën amerikane dhe se ata po i mbështesin plotësisht.

“Ata e kuptojnë plotësisht këtë proces, ata janë prapa udhëheqjes së BE-së në këtë proces dhe janë të gatshëm ta bëjnë pjesën e tyre”, tha Lajçak, duke shtuar se administrata Biden ka sjellë përsëri njerëz që njohin rajonin, të cilët kanë një ndjenjë të trashëgimisë dhe përgjegjësisë dhe që besojnë në bashkëpunim midis BE-së dhe SHBA-ve.

I pyetur nëse marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar nën administratën e Trump dëmtoi procesin e dialogut, Lajçak tha se kjo nuk e dëmtoi, por se nuk ndihmoi shumë.

“Ekiziston vetëm një proces i rëndësishëm dhe ai është dialogu i ndërmjetësuar nga BE. Pse? Sepse është i lidhur me të ardhmen evropiane. Asnjë palë e tretë nuk mund t’iu sjellë më parnë BE, vetëm B”, tha Lajçak, duke theksuar se “ata nuk janë për zgjidhje të shpejta e të lehta”.

I pyetur nëse është e vërtetë që qeveria në Serbi shpesh thotë se Serbia nuk ka përparuar në integrimin në BE për shkak të Kosovës, Lajçak tha se BE nuk e thotë këtë, por se BE ka rregulla të qarta dhe bazohet në reforma.

Gjithashtu, ai tha se në rastin e Kosovës dhe Serbisë ekziston normalizimi i marrëdhënieve si parakusht që nuk mund të anashkalohet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?