Kupa e Botës 2022: Më shumë se 6500 punëtorë emigrantë të vdekur në Katar

Më shumë se 6 mijë e 500 punëtorë emigrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Shri Lanka kanë vdekur në Katar që prejse fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës para 10 vitesh, ka zbuluar gazeta The Guardian. Këto zbulime, të bëra pas të dhënave qeveritare, nënkuptojnë se mesatarisht 12 punëtorë emigrantë nga […]
Këto zbulime, të bëra pas të dhënave qeveritare, nënkuptojnë se mesatarisht 12 punëtorë emigrantë nga këto pesë shtete aziatike kanë vdekur për çdo javë që nga nata e dhjetorit 2010 kur rrugët e Dohas në Katar u mbushën me turma të gëzuara për fitoren e vendit të tyre për Kupën e Botës.
Të dhënat nga India, Bangladeshi, Nepali dhe Sri Lanka kanë treguar se kishte 5927 vdekje të punëtorëve emigrantë në periudhën 2011-2020. Ndaras prej tyre, ambasada e Pakistanit në Katar ka raportuar edhe 824 vdekje të tjera të punëtorëve pakistanezë mes viteve 2010 dhe 2020, përcjell Periskopi.
Shifrat e plota të vdekjeve janë shumë më të larta pasi aty nuk përfshihet numri i vendeve që kanë dërguar shumë punëtorë në Katar, përfshirë Filipinet dhe Keninë.
Në 10 vitet e kaluara, Katari e ka nisur një program të paprecedent ndërtimi, si përgatitje për turneun e futbollit që pritet të fillojë më 2022. Si shtesë për shtatë stadiumet e reja, dhjetëra projekte të reja madhore janë përfunduar – përfshirë aeroporte të reja, rrugë, sisteme të transportit publik, hotele dhe një qytet krejt i ri. /Periskopi












