“Kosova është rrënuar nga pandemia”, çka shkruhet në kabllogramin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë

“Kosova është rrënuar nga pandemia”, çka shkruhet në kabllogramin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë

Një kabllogram i Ambasadës së Amerikës në Prishtinë e paraqet Kosovën të rrënuar nga pandemia, sipas gazetares së mediumit të njohur “Politico”, Nahai Toosi. Në një seri postimesh në Twitter, Toosi ka shpalosur detaje nga dokumenti që thotë se është i nënshkruar nga ambasadori Philip Kosnett. Aty ajo ka dhënë detaje për shqetësimet që kanë […]

Në një seri postimesh në Twitter, Toosi ka shpalosur detaje nga dokumenti që thotë se është i nënshkruar nga ambasadori Philip Kosnett.

Aty ajo ka dhënë detaje për shqetësimet që kanë shprehur diplomatët amerikanë në Kosovë lidhur me çështjet që lidhen me pandeminë dhe të tjera.

Toosi ka shkruar se ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në këtë dokument ka deklaruar se ambasada në Prishtinë është “në pikën kritike”.

Ajo po ashtu ka thënë se amerikanët edhe para situatës së shkaktuar nga COVID-19 kishin pasur probleme me ajrin e ndotur, hapësirat e pakta të gjelbra, shanset e vogla për aktivitete në hapësirat e jashtme dhe infrastrukturën e keqe në kryeqytetin e Kosovës.

Në kabllogram, sipas saj, janë përmendur tufat e qenve endacakë që mund të jenë agresivë kur janë të uritur. Për këtë dhe arsye të tjera “stafi i ambasadës shpesh ka ngelur i mbyllur në kohën e krizës së COVID-19”.

Në kabllogram theksohet po ashtu se ka mungesë të stafit e se stafi po bën më shumë punë se që i takon. “Ka ndikim tejet negativ në shëndetin tim”, kishte thënë një punëtor në një studim të kryer e që shpaloset në kabllogram, ka deklaruar Toosi. “Orari i gjatë” është përmendur si pikë tjetër e vështirë nga punëtorët në këtë ambasadë.

Sipas kabllogramit, të shpalosur nga Toosi, rreth 20 për qind të punonjësve të kësaj ambasade kanë qenë të infektuar me COVID-19, shumica staf lokal. Aty është thënë se “ky është indikacion për humbjen e kontrollit të sëmundjes në Kosovë”.

“Kosova sillet sikur një shtet pa COVID-19… Por Kosova është një shtet i rrënuar nga pandemia… në SHBA, nëse nuk bartni maskat në publik ju mund të përfundoni në një video virale; në Kosovë më shumë ka gjasa të bëheni trend në rrjetet sociale sepse po mbani maskë”, ka shkruar më tej në Twitter gazetarja.

Ajo ka thënë se në kabllogram theksohet se “është vështirë të pranohet” që liderët e Departamentit të Shtetit kanë vënë prioritet vaksinimin e personelit në Washington. “Pritjet e vazhdueshme e më pas dështimet për shpërndarjen e vaksinimit kanë shqetësuar stafin. Shumë nga stafi në Prishtinë dyshojnë se do të marrin vaksinën ndonjëherë”.

Në fund ajo ka mbyllur shkrimin me një lajm të “Washington Postit” ku theksohej se diplomatët amerikanë nëpër botë kanë shprehur shqetësim për shpërndarjen e vaksinave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?