Kosnett e citon Blinkenin për çështjen e dialogut: Nuk do ta hedhim poshtë gjithë punën tonë me Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett, ka folur për qëndrimin e Kurtit lidhur me dialogun. Kosnett tha se SHBA-ja, dëshirton t’i dëgjojë të dyja palët për dialogun. “Qeveria ime pret që të kemi marrëdhënie të mira me qeverinë e Kosovës, ne kemi bërë të qartë, që duam të vazhdojmë dialogun. SHBA ka intervenuar që 20 […]
Kosnett tha se SHBA-ja, dëshirton t’i dëgjojë të dyja palët për dialogun.
“Qeveria ime pret që të kemi marrëdhënie të mira me qeverinë e Kosovës, ne kemi bërë të qartë, që duam të vazhdojmë dialogun. SHBA ka intervenuar që 20 vjet. Ne duam t’i dëgjomë partnerët tanë në Kosovë dhe Serbi, për cështjen e dialogut, dëshirojmë që të ecim përpara. Blinken ka thënë që ne nuk do ta hedhim poshtë gjithë punën tonë me Kosovën”, u shpreh Kosnett.
Më tutje, Kosnett, foli edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat sipas tij, ishin të lira dhe demokratike.
“Zgjedhjet në Kosovë ishin të lira, dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale. Ekziston një dëshirë e madhe, që Kurti dhe Osmani të qeverisin vendin. Jam takuar me ta shumë shpesh”, tha Kosnett në T7./Periskopi/












